• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

KLD në kolaps, vetingu fundos Zaganjorin dhe Brocin, Gjin Gjoni dhe Haxhialushi prej muajsh pa mandat

October 20, 2018
in Aktualitet, Kryesore

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është organi i radhës që rrezikon kolapsin. Dy ditë më parë gazeta raportoi se 21 gjykata në vend kanë mbetur pa kryetarë pasi iu ka mbaruar mandati, duke e zhytur kështu gjyqësorin në kaos. Por duket se listës rrezikon t’i shtohet edhe KLD, qoftë për shkak të rezultateve të vetingut, qoftë prej afatit të mandatit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë në total ka 13 anëtarë: Ilir Meta, Etilda Gjonaj, Xhezair Zaganjori, Artan Broci, Astrit Haxhialushi, Gjin Gjoni, Vangjel Kosta, Brunilda Kadi, Eneida Civici, Petrit Çomo, Gerd Hoxha, Neritan Cena dhe Ridvan Hado. Dy prej këtyre emrave kanë patur probleme me procesin e vetingut. Artan Broci u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve me pasurinë, ndërsa i njëjti fat mund ta presë edhe Xhezair Zaganjorin.

Kryetari i Gjykatës së Lartë arriti të merrte rikonfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, mirëpo ai rrezikon shkarkimin nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Dosja e tij u dërgua në Apel nga Komisioneri Publik pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për shkak të problemeve të shumta me pasurinë. Tanimë mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë KPA, por duhet theksuar se nga gjetjet e KPK, rrezikohet shkarkimi. Deri tani, nga anëtarët e KLD që janë futur në veting, vetëm Brunilda Kadi ka arritur të kalojë me sukses procesin. Problemi tjetër me të cilin po përballet Këshilli i Lartë i Drejtësisë këto kohë është edhe mbarimi i mandatit të anëtarëve të tij. Astrit Haxhialushi dhe Gjin Gjoni duhet të ishin larguar sepse mandati i tyre si anëtarë të KLD ka mbaruar.

Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e KLD”, përcakton qartë që mandati i një anëtari të KLD është 5-vjeçar. Astrit Haxhialushi është emëruar në KLD në muajin dhjetor të vitit 2012 dhe nisur nga përcaktimet ligjore, ai duhet të ishte larguar në 2017. Nga ana tjetër, Gjin Gjoni ka nisur mandatin e tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në qershor të vitit 2013 që do të thotë se në qershorin e këtij viti duhet të ishte larguar. Një tjetër emër të cilit i mbaron mandati vitin e ardhshëm është Vangjel Kosta. Ai është emëruar në tetor të 2014 dhe vitin e ardhshëm, nëse akoma nuk është ngritur Këshilli i Lartë Gjyqësor, i takon të largohet. Pra, nga kjo panoramë e përgjithshme e situatës në KLD mund të themi se ky organ po shkon çdo ditë e më shumë drejt kaosit sepse numri i anëtarëve të tij po pakësohet dita-ditës.

Qokat e KLD

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mbahet mend si institucioni që u ka bërë qoka gjyqtarëve. Gjatë kohëve të fundit, KLD ka lënë në detyrë 16 gjyqtarë, duke refuzuar kërkesat e ministres së Drejtësisë për shkarkimin e tyre. Midis emrave që kanë votuar pro gjyqtarëve janë edhe anëtarët të cilëve u mbaron mandati. Madje për shkarkimin e gjyqtarit Ahmet Jangulli, pati një debat të nxehtë mes Gjin Gjonit dhe Etilda Gjonajt. Gjonaj është refuzuar edhe për shkarkimin e gjyqtarëve të tjerë, si: Petraq Curri, Ergys Selmani, Liljana Ruka, Ken Dhima, etj. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka 5 muaj që nuk organizon asnjë mbledhje. Mbledhja e fundit është në qershor, kur dhe u ngrit shqetësimi për qq krerët e gjykatave që iu mbaronte mandati. Ndërkohë, kujtojmë që edhe ndërkombëtarët nuk i kanë mirëpritur vendimet e KLD për gjyqtarët. DASH në raportin vjetor të 2017 deklaroi se KLD po mban në detyrë njerëz të korruptuar.

Mimoza Ibra

Next Post

Rama thyen çdo rekord të audiencës, qytetarët në dakordësi të plotë për mbylljen e basteve, lumë komentesh pozitive

Del video/ 17 jetë të shpëtuar për një natë, çfarë ndodhi natën në Tiranë-Durrës?

Telefonata me grupin “Bajri” fundosi Stresin, reagon Sali Lushaj: Ja çfarë i'u kërkoi im bir!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved