• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Jari i del zot Lulit për financimet ruse: Zoti nuk të dënon dy herë për një gabim!

October 21, 2018
in Aktualitet, Humor

Pas lajmeve se në Tiranë ka mbërritur letërporosia nga SHBA për financimet ruse të Lulit, Jari reagoi me zemërim ndaj gazetarit që ja tha Lulit në sy në emision.

“Luli kishte parandjenjën se zoti do ta ndëshkonte që po paguante lekë.”

Dhe më poshtë e sqaroi statusin e tij:

Të dashur lexues!

Jari ju sqaron!

Po shtohen përditë fjalët se ka ardhur një letërporosi nga SHBA kundër Lulit, lidhur me financimin rus të PD dhe ku Luli ka paguar 500 mijë dollarë në emër të dy biznesmenëve rusë.

Kjo është një shpifje e ndyrë, që synon të demoralizojë Lulin në betejën e tij opozitare.

E para bëhet fjalë për lekë të paguara në emër të Lulit për lobistin amerikan dhe këto lekë në fakt i ka dhënë Luli. Kjo është një ngjarje kulmore. Në gjithë historinë e tij, ai e ka për herë të parë që jep lekë, pasi në shumicën e jetës së tij i ka rënë shansi të marrë lekë.

Tani mirë që e ka dënuar zoti dhe ka dhënë lekë, por ta dënojë dhe gjykata është tepër. Njeriu nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër penale. Zoti e dënoi kur e detyroi të japë lekë, tani nuk ka si ta dënojë dhe gjykata. Se vetëm këtu kam dëgjuar që një politikan duhet të dënohet pse ka paguar. Zakonisht politikanët dënohen kur i paguan dikush tjetër.

Mund të ndodhë që një gjë ta shesësh dy herë, siç ka pas shitur Grigja apartamentet për të cilat është dënuar, por nuk mund të ndodhë që njeriu të dënohet dy herë pse ka paguar lek. Kjo është e paprecedent.

Ndaj ne duhet t’u kundërvihemi me forcë zërave që duan të shqetësojnë Lulin dhe t’i japim zemër atij, se askush nuk ka për ta prekur.

Këtu janë paguar miliona euro nga Greqia për shtypin shqiptar e nuk po dënohet njeri, qenkan paguar 500 mijë dollarë nga dy rusë, në emër të Lulit dhe u bë nami. Në fund të fundit me Rusinë nuk kemi çfarë ndajmë, kurse me Greqinë kemi plot gjëra pë të ndarë dhe është më e rrezikshme.

Ndaj ju bëj thirrje të mos e lëmë Lulin vetëm në këtë betejë. AI ka nevojë për mbështetjen tonë. Të gjithë ata që e shantazhojnë, duhet të marrin një mësim të mirë, pasi boll të mendosh që ai ka nxjerrë lekë nga kasaforta e Kunatit, për botën, është ndëshkim shumë i madh për të. Tani që ai akoma nuk ka mbedhur veten nga kjo gjë, i del problem i dytë që duhet të paguajë për këtë që ka bërë.

Dhe më ka pas thënë gjithmonë, që “mua më vret zoti po pagova para”. Ja një herë pagoi dhe e vrau vërtet. Ndaj duhet t’i rrimë afër pasi ai e di se çfarë ka bërë.

Next Post

“Financimet greke”, janë korrupsion, jo konspiracion!

Partizani i pandalshëm, e mbyll si kryesues fazën e parë

Del nga shinat treni në Taivan, dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved