• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Pse Turqia?! Një replikë me Bedri Islamin për ministrin turk!

24/10/2018
in Blog
        
 

Nga Prof. Fatos Tarifa

Duke lexuar dje, në këtë gazetë, një koment të shkurtër nga z. Bedri Islami, për të parën herë mbeta i zhgënjyer prej tij, pasi e vlerësoj atë si një ndër analistët më të informuar, më objektivë e më kurajozë në shtypin tonë. Komenti i z. Islami bënte fjalë për vizitën e ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në Tiranë pak ditë më parë. Për hir të respektit që kam për z. Islami, mundet edhe të kisha bërë sikur nuk e vura re komentin e tij kritik ndaj asaj vizite, por kam dy arsye të rëndësishme, për të cilat nuk mund të rri pa u shprehur. Arsyeja e parë është kryesisht morale, por edhe profesionale. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Tiranë, ministri Çavuşoğlu vizitoi të parin Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë dhe u prit nga unë, si Rektor i këtij universiteti me të gjitha nderet që meriton një dinjitar i tillë i lartë i një vendi mik, si Turqia.

Ai u ftua nga ky institucion, i cili prej dy muajsh administrohet nga Fondacioni turk Maarif, për të përshëndetur studentët dhe pedagogët e këtij universiteti me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Fjala e mbajtur prej tij me këtë rast ishte, në fakt, një analizë shumë objektive dhe interesante e situatës politike në Lindjen e Mesme, në Azinë Qendrore dhe në Ballkan, si dhe një parashtrim i qartë i politikës së jashtme të Turqisë në këto rajone dhe, përgjithësisht, në shkallë globale. Nëse z. Islami i vlerëson njohuritë e mia gjeopolitike dhe ato në fushën e politikës së jashtme e të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe nëse ai beson në integritetin tim intelektual, mendoj se nuk do i verë në dyshim fjalët që thashë më sipër.

Shkurt, mesazhi i z. Çavuşoğlu në fjalën e tij para studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë ishte ky: “Turqia nuk kërkon të konkurrojë me askënd për të ndikuar në rajonin e Ballkanit, as me Bashkimin Europian, as me Shtetet e Bashkuara, as me Rusinë; ajo kërkon të bashkëpunojnë me qeveritë e vendeve të këtij rajoni”. Këto fjalë, besoj, i japin përgjigje edhe dilemës së z. Islami se “Çfarë kërkon ministri i Jashtëm turk në Ballkan?”, që ishte titulli i komentit të tij të djeshëm në këtë gazetë. Për mua, mesazhi i mësipërm i z. Çavuşoğlu është miqësor, politikisht dhe diplomatikisht korrekt; ai i shërben miqësisë dhe frymës së bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Arsyeja e dytë është kryekëput profesionale, teorike dhe diplomatike njëherësh.

Z. Islami shprehet se do të ishte mirë që qeveria shqiptare të mos e konsiderojë Turqinë një partner strategjik. Unë dua ta kundërshtoj në këtë pikë, vendosmërisht, pasi analizat e mia si studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, përvoja diplomatike dhe një kuptim realist i zhvillimeve politike në rajon e në shkallë globale më kanë sjellë me kohë në përfundimin se Turqia është dhe duhet vlerësuar si një partner strategjik shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Këtë vlerësim ia kam bërë të njohur edhe qeverisë aktuale të vendit tim. Turqia është një vend shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e Ballkanit, për Mesdheun, për Lindjen e Mesme, për rajonin e Azisë Qendrore (i cili, sipas Brzezinskit, mund të bëhet “Ballkani i nesërm global”), si dhe për vetë Bashkimin Europian. Edhe pse një vend me të cilin Shqipëria nuk ndan as kufirin e saj tokësor dhe as kufirin detar, Turqia është një vend mesdhetar dhe një vend ballkanik. Proksimiteti gjeografik e bën Turqinë një partner veçanërisht të rëndësishëm për vendin tonë, madje një partner strategjik.

Me popullsinë e saj 82-milionëshe (e njëjtë me popullsinë e Gjermanisë) dhe shumë të re në moshë, me tregun e saj dinamik, me shkallën e lartë të rritjes së saj ekonomike (një ndër ekonomitë që do të njohë rritjen më të madhe në 50 vitet e ardhshme, sipas një raporti të kohëve të fundit të OECD-së), me ushtrinë më të madhe (pas Amerikës) ndër të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me pozitën gjeografike dhe influencën e saj shumë të madhe në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Azinë Qendrore, Turqia është një vend që meriton një vëmendje të veçantë nga politika shqiptare. Ish-kryeministri britanik, David Camerun, është shprehur, madje, se pranimi i Turqisë në BE do ta forconte edhe vetë Bashkimin Europian. Një Bashkim Europian me Turqinë, sipas tij, do të ishte “jo më i dobët, por më i fortë, jo më i pasigurt, por më i sigurt, jo më i varfër, por më i pasur”.

Rreth dhjetë vite më parë, në librin tim Europa e pabashkuar, kam argumentuar idenë se anëtarësimi i Turqisë në BE mundet eventualisht të shënojë një moment përcaktues në historinë e Europës dhe atë botërore. Ai jo vetëm do ta orientonte situatën e sigurisë në Europë drejt angazhimit të saj në rajone jashtë Europës, por mundet, gjithashtu, të krijonte një tjetër lloj “ure”, përmes së cilës Europa të lidhej me botën e gjerë myslimane, duke marrë një rol të rëndësishëm në çështjet e Lindjes së Mesme. Përballë sfidave të së ardhmes, anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Europian do t’i jepte BE-së një peshë më të madhe gjeopolitike dhe një rol më të rëndësishëm në politikën globale.

Përveç Bashkimit Europian, Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, për Rusinë dhe për Kinën. Dhe nëse ky vend mesdhetar, me një këmbë në Ballkan, është kaq i rëndësishëm për fuqitë më të mëdha të globit, ai duhet të konsiderohet si një vend shumë i rëndësishëm për një vend të vogël si Shqipëria.

Arsyeja dhe përvoja historike e këtyre 70-80 viteve të fundit më bindin se marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe se partneriteti me të duhet të jetë i një rëndësie strategjike, njëlloj (edhe pse për arsye të ndryshme), si partneriteti me fqinjët tanë, Italinë dhe Kosovën.


        
 
Next Post

Basha nuk është dëshmitarë por i pandehur! Prokuroria: Nxori sekretin dhe vuri në rrezik policinë!

Rama: Merr zgjidhje në kohë rekord problemi i 30 familjeve në Tiranë

Gafa skandaloze e deputetit të Bashës: Nuk e di kush është Sekretari i NATO-s edhe pse është anëtarë i Komisionit të Sigurisë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved