• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kritikat e Ramës për politikanët e Kosovës/ Nxehet Ramushi: Shiko punët e tua!

February 16, 2018
in Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është ‘përplasur’ me homologun e Kosovës Ramush Haradinaj për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Rama deklaroi sonte në ‘Klan Kosova’ se Demarkacioni me Malin e Zi do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës.

“Demarkacioni do të çlirojë më në fund popullin e Kosovës nga pengesa e tmerrshme e vendosur nga BE-ja për të lëvizur lirisht në Europë, pasi nuk ka qenë e drejt që kjo lëvizje të kushtëzohet me demarkacionin dhe është e turpshme për Bashkimin Europian. Këtë ua kam thënë në sy të gjithëve atyre që kam takuar në BE.

Por çështja e Demarkacionit ka edhe një komponentë tjetër; ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ka rrezikuar besimin dhe mbështetje e partnerëve strategjikë të Kosovës dhe shqiptarëve, pasi refuzimi për ta ratifikuar këtë marrëveshje është mungesë serioziteti nga Kosova.

Në ndërkohë që miqtë e mëdhenj të shqiptarëve janë të angazhuar në zgjedhjen e problemit real mes shqiptarëve dhe serbëve, demarkacioni është një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës që nuk ka asnjë bazë reale dhe që është një padrejtësi ndaj njerëzve të këtij vendi.

Por unë kam ndeshur një mur të shurdhër sa herë kam folur për këtë dhe sa herë kam përcjell këtu atë që kam dëgjuar në takimet me homologë në nivelet më të larta të marrëdhënieve ndërkombëtare” deklaroi ai” tha Rama.

Por e menjëhershme dhe e ashpër ka qenë përgjigja e kryeministrit Ramush Haradinaj pas kritikave. Shefi i qeverisë së Kosovës i ka kërkuar Ramës që të shikojë punët e veta në Shqipëri. “Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll“, shkruan Haradinaj në Facebook. Marrëveshja me Malin e Zi është zyrtarizuar sot.

Por tashmë lajmi qëndron në faktin se kjo është hera e parë që ndodh një ‘përplasje’ e këtij niveli mes dy kryeministrave të dy vendeve shqipfolëse, aq më tepër në përvjetorin e 10 të Pavarësisë së Kosovës, ku Rama nesër është i ftuar në disa aktivitete, ndërsa sot u dekorua nga Thaçi. Përgjigja e fortë e Haradinajt për Edi Ramën duket se është një mesazh edhe në kuadër të 10-vjetorit, se tashmë Kosova është e pavarur….

d.b/shqiptarja.com

Next Post

“Çështja Llalla”, Vasil Petriti i kërkon llogari SHBA-së dhe sekretarit Rex. W. Tillerson!

"Glorifikohen" Salianji dhe G-D, i'u ngrejnë këngë: Paguan popull’ i shkretë, për të qenë deputetë, jo për s**s e për orgjira!

Mogherini: Shqipëria në qershor do të marrë datë për bisedime me BE-në

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved