1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Glorifikimi i G.D dhe kryqëzimi i Ylli Pangos

February 17, 2018
in Blog, Kryesore
7       
 
7
Shares

Nga Anri Bala

Para së gjithash më duhet të biem parimisht dakord, se asnjë nga mediat shqiptare nuk e mohoi skandalin e mesazheve erotike midis Salianjit dhe G.D. Protagonizmi i dy deputetëve të opozitës nuk u mohua as nga vetë deputetët, aq më pak nga kolegë e miq të tyre dhe as prej atyre që u kishte rënë në vesh ky thashethem. Të tilla biseda, tek ne si gazetarë kanë vite që kalojnë si psherëtima përmes organit të dëgjimit, por për një mijë arsye nuk më është dashur t’i publikojë, zgjedhje personale deri në momentin që të vendos të hap një revistë erotike, apo rubrikat e gazetës ku botoj të jenë të tilla.

Për dijeni, në Shqipëri, ndryshe nga gjithë vendet e tjera të civilizuara në botë, kushti kryesor që ua kalon gjithë të tjerëve, për të mos thënë më i domosdoshëm për të qenë politikan, është të jesh “gangster”! E për tu dukur si i tillë, duhet të kesh të paktën një dashnore. Ndërsa shkalla e gangsterllikut rritet në mënyrë progresive bazuar në numrin e lartë të dashnoreve që ke, pastaj vinë pushimet që ia pagon, veshmbathjet, qiraja banesës, makinën fringo të re, etj! Por respektivisht me burrin “gangster”, ajo që nuk i’a lë vetes qejfin mangut është gruaja e “gangsterit”…! Ndaj nuk kam botuar shumë për politikanët “gangsterë”, se s’di asnjëherë nga t’ia filloj të shkruaj: për politikanin gangster, apo dashnorin e gruas së politikanit gangster!

Kjo është arsyeja kryesore, që lajmet seksisto-erotike kur përfshihen këta “gango”, nuk e kanë peshën e publikimit si skandal, veçse glorifikojnë xhestin e “politikanit” fshatar pa tokë e “të paparë nga ato punë”… se dhe ky palo burrë, na qenka i “zoti” si gjithë të tjerët e sojit të tij, ndaj të mos i vëm faj pse nuk e ka mendjen te puna, pa e përzier pak atë me qejfin, sepse kjo është sakrificë e madhe.

Të dish se kush pallohet e me kë pallohet, se kush tradhëton e me kë tradhëton, se kujt i kap “frekuenca” ndryshe nga kolegu, e se kujt i punon apo nuk i punon, në pellgun tonë të ndotur politik nuk ngre asnjë peshë, por ama përtej sarkazmës së mësipërme, nuk mund të pranoj kurrsesi, që një xhest i tillë të glorifikohet dhe as që normat të aplikohen me dy standarte e të mos dënohen!

Fjala vjen, në të gjitha rastet ligjore, kryesisht gjykata përpara se të marrë një vendim, i referohet dhe vendimeve të tjera të proceseve të mëparshme ligjore dhe bazohet në të njëjtin arsyetim. Në këtë logjikë, pa dashur të bëj as avokatin dhe as gjyqtarin, po zgjedh edhe unë që si etalon matës, krahasimor të ngjarjeve me sfond erotik, të marrë rastin Pango, e ta krahasojë atë me rastin Salianji-G.D. Kjo ndodh sepse aktorët e ngjarjes ngjajnë si “dy pika uji”, në metodologjinë e kryerjes së aktit njëri në tentativë e tjetri të penetrimit, përfaqësojnë të njëjtin krahë partiak, e deri tek funksionet politike të njëjta.

Asnjë rast tjetër, i cili u përdorur së fundmi pa sukses nga gjithëfarë moralistësh pa moral, për ta bërë të zezën të na duket pak si e bardhë, nuk mund të identifikohet apo shihet si analog, përveç se këtij krahasimi, në pjesën e “shfaqjes” dhe jo në faqen e “prologut”.

Pas publikimit nga emisioni “Fiks Fare” të videove me sfond seksual të Pangos me një vajzë të re, skandal i cili u pasqyrua edhe në shumë media ndërkombëtare, kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, si kujtesë për ata moralist që e kanë harruar, e shkarkoi brenda 3 orëve deputetin dhe ministrin e tij të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Videoja e famshme, që ia nxorri Pangos “mbërtheckat” zbuluar publikisht dhe shkarkimi i tij, ishte një shfajësim përpara opinionit publik, për politikanin “me brekë nëpër këmbë”, pasi nuk kishte frymor, as mace e qen rruge, e jo më Sali Berisha që ishte mjeshtri i këtyre punëve, që nuk ishte në dijeni, se pedagogu i famshëm i shkencave ishte me namë dhe famë për kësi punësh dhe nuk kishte lënë studente bukuroshe pa ngacmuar e pickuar, në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku edhe jepte “mësim”.

Pango u shkarkua për imoralitet, edhe pse në atë kohe ministri i gëzohej statusit të beqarit, por që i eksituar për momentin nga ai “fat”, që i erdhi në zyrë, harroi se ishte funksionarë i lartë shtetëror, e sjellje të tilla përbënin skandal deri në krim.

Për dreq, kur njerëzit ngjajnë edhe në fat, nuk ke se çfarë u bënë. Njësoj edhe protagonistëve të mesazheve me sfond erotik, i’u është dhënë e drejta si ish ministri nga ish-administratori i “Universitetit Europian i Tiranës” Henri Çili, të japin mësim në degët e sociologjisë, mes studentëve dhe studentëve bukurosh e bukuroshe ditën dhe natën.

Ndërsa kolegu i tyre ishte i fiksuar pas “mbërtheckave”, këta dy mësimdhënës edukator, ishin të dashuruar dhe eksitoheshin me fjalët q*u, të q*u, q*rësit aq shumë, sa do i kenë tmerruar  prindërit e ketyre të rinjëve, kur kanë dëgjuar se nga çfarë perversash po shkollohen e edukohen fëmijët e tyre.

E që edhe universiteti ku jepet ky llojë mësimi të mos marri damkën e imoralitetit, megjithëse ka plotë shembuj si magazinë popullore e partisë pa moral, duhet të shkarkohen menjëherë me nisjen e punës së administratorit të ri. Të tillë pedagogë që flasin me gjuhë rruge, nuk janë të denjë të jenë pjesë përbërëse të mësimdhënies të asnjëlloj universiteti.

Por pjesa imorale dhe më e shëmtuara në sjelljen e dashnorëve tanë të fshatit politik, është shkëmbimi i mesazheve erotike teksa bënin punën e deputetit, për të cilën paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Është e patolerueshme dhe fyese, që një deputet çfarëdo, të harxhoj kohën e punës së paguar nga qytetarët, për tu shërbyer atyre, me mesazhe erotike, për të cilat jam i sigurtë se do turpëronin çdo njeri që ka pak sedër dhe e njeh njollën e turpit.

Duhet të jenë tepër të guximshëm, ose shumë të papërgjegjshëm për atë që kanë bërë, që heshtin duke pranuar autorsinë pa e pohuar se… po e kemi bërë, e duke u glorifikuar si nismëtar të perversitetit dhe imoralitetit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai kuvend në fakt nuk ka shumë moral, që kur hiqen çizme e humbasin brekë, flirtohet dhe imagjinohet seks, duke parë gjokset e bythët e kolegeve, ku flitet për prostituta dhe çingije, për raki, kioska e qofte dhe kurrë për hallet e njerëzve.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, hollandezi hokatar-qokatar nuk shkarkon asnjë, pasi pjesa më e madhe e grigjës së tij, për të mos thënë të gjithë, e për të mos i marrë me radhë me emra, ose kanë dashnorë/e, ose janë divorcuar, ose po kërkojnë burrë për tu divorcuar…! E si të tillë janë brenda moralit të llojit, e kryetari i tribusë s’mund  t’i shkarkojë të gjithë, se sigurisht duhen kthyer mbrapsht lekët e abonimit 4 vjeçar në karriget e Kuvendit, për të  bërë “qejf” opozitar, shkëmbim mesazhesh erotike, fjetur e vegjetuar, e pse jo duke ngrënë tollumba tek mban veshur bluzën e re ku shkruhet e stampuar: “O sa mirë me qenë kur*/ar!/Tellalli.al


7       
 
7
Shares
Next Post

SHËNIM/ Kupola e korruptuar e futbollit shqiptar dhe roli i drejtuesve të lartë të UEFA-s në mbrojtjen e Armando Dukës

Zaev: Edhe unë jam shqiptar ortodoks

Ben Blushi dhe Sonila Meço, bashkë në Londër: A është Beccheti pas ndryshimeve në Top Channel?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com