1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta e ka shkelur gjithmonë ligjin si Kryeministër, kryetar Kuvendi dhe President

November 5, 2018
in Aktualitet
        
 

Në karrierën e tij të gjatë politike, e cila daton që në vitin 1993 si zv/kryetar i FRESSH, Ilir Meta është lakuar në disa prej skandaleve më të mëdha korruptive që ka njohur politika shqiptare.

Ndonëse nuk është gjetur kurrë fajtor nga drejtësia, emri i tij është implikuar, ndër të tjera, me vjedhjen e rezervave shtetërore të arit në Qafë Krrabë, me videopërgjimin e Dritan Priftit, me aferën CEZ, etj.

Megjithatë, ndërsa thashethemet korruptive nuk janë vërtetuar kurrë, ajo që është vërtetuar në mënyrë të përsëritur është tendenca e kreut të shtetit për të shpërfillur ligjin, sa herë që shërben në pozicione të larta drejtuese.

Si Kryeministër, janë disa praktikat e dyshimta ligjore të ndërmarrë nga qeveria e tij. Megjithatë, rasti më i njohur është ai i pranverës së vitit 2001, kur Fatos Nano, asokohe kryetar i Partisë Socialiste, emëroi katër ministra të qeverisë Meta si të implikuar në afera korruptive.

Ndonëse ishte detyra e Metës që të kërkonte hetime për këto dyshime të ardhura nga vetë kryetari i Partisë së tij, kryeministri refuzoi në mënyrë të kundraligjshme hapjen e këtyre hetimeve.

Shkeljet si Ministër i Jashtëm dhe zv/kryeministër në qeverinë Berisha nuk kanë marrë kurrë një mbulim të mjaftueshëm mediatik. Megjithatë, në dikasteret që ka drejtuar, Meta është përfolur vazhdimisht për emërimet e kundraligjshme në detyrë dhe praktikat e dyshimta në tenderime.

I emëruar kryetar Parlamenti, në qeverinë e parë Rama, Meta vendosi të ndryshonte sipas dëshirës së tij rregulloren e Parlamentit në raste të përsëritura.

Ishte një vendim personal i kryeparlamentarit, që në kundërshtim me rregulloren, të lejonte ish-Kryeministrin Berisha që të fliste në Kuvend sa dhe kur të dëshironte. Gjithashtu, duke shpërfillur rregulloren e Kuvendit, ai vendosi të lejonte paraardhësen e tij, Jozefina Topallin që të mbante një zyrë fikse në Kuvend.

Ndonëse në dukje këto nuk përbëjnë shkelje të rënda, janë një tregues i qartë i tendencës së kreut të shtetit për të injoruar ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Si president, rasti i mosdekretimit të Ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, pavarësisht se kjo nuk është një kompetencë e parashikuar për Presidentin, është vetëm një prej shumë shkeljeve të ndodhura gjatë këtij vitit të fundit.

Në të vërtetë, presidenca e Ilir Metës ka nisur që në fillim me shkelje. Neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë ndalon: “Zgjedhjen e një qytetari shqiptar president kur ai a) është ende deputet, b) është kryetar i një partier politike.

Kjo sepse nëse Presidenti do të ishte deputet apo kryetar partie, do të binte ndesh me frymën e Kushtetutës, që parashikon që Presidenti duhet të jetë mbi palët.

Megjithatë, në momentin e zgjedhjes President, Ilir Meta ishte ende kryetar i LSI-së. Jo vetëm kaq, por gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, Meta u angazhua aktivisht në fushatat e partisë së tij, që përbën në vetvete një tjetër shkelje arbritrare të Kushtetutës.

Përtej këtij rasti, shkelje të reja janë verifikuar vazhdimisht gjatë vitit të parë të mandatit të kreut të shtetit.

Pak kohë më parë, rrjeti investigativ “BIRN” solli në vëmendje praktikat selektive të përdorura nga ana e Presidencës, për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Rasti konkret ishte ai i shtetases Bianca Gjomarkaj, e lindur në Itali nga një baba shqiptar, e cila plotësonte të gjithë kriteret për t’u pajisur me pasaportën shqiptare.

Megjithatë, zonjusha mbetej në pritje që prej një viti, me argumentin se disa ndryshime ligjore për ligjin e shtetësisë kanë krijuar një moment paqartësie, ndaj i duhej të priste.

Pavarësisht kësaj, gjatë kësaj periudhe, shumë shtetas të tjerë u pajisën me pasaportë. Midis tyre, edhe kryepeshkopi Janullatos, për të cilin ky “ngërç ligjor” u tejkalua me një të rënë të lapsit.

Përzgjedhja selektive e kandidatëve që pajisjen me pasaportë dhe lënia e të tjerëve në pritje është një tjetër shkelje e përsëritur e Presidentit, që hedh hije serioze dyshimi për motivet e kësaj qasje.

Gjatë këtij një viti të Metës në Presidencë, dyshime ka ngritur edhe mungesa e transparencës në emërimin apo propozimin e disa zyrtarëve, që janë kompetencë e Presidentit, si dhe në përzgjedhjen e kandidatëve që nderohen me dekorata apo statuse të veçanta nga Presidenti.

Në vazhdën e këtyre shkeljeve, kreu i shtetit refuzoi së fundmi edhe emërimin e një ministri të Brendshëm, duke tejkaluar kompetencat e tij dhe duke detyruar qeverinë që të emërojë ministrin me një vendim qeverie.

Si një politikan karriere dhe si një President i rrethuar nga një skuadër ekspertësh ligjorë, Meta e ka pasur të qartë që refuzimi i dekretimit të Lleshit nuk mund të pengonte zgjedhjen e tij në detyrë. E vetmja që mund të bënte Presidenti, ishte vonesa me disa ditë e këtij emërimi.

Por, atëherë përse Presidenti vendosi të bëhej një faktor në këtë çështje? Përgjigja e vetme e logjikshme është që edhe një herë më shumë, Ilir Meta ka gjykuar në këtë rast si kryetar partie dhe jo një President, i cili duhet të qëndrojë mbi të gjitha palët.


        
 
Next Post

"Mos u pallo me atë që s'ka libra në shtëpi", ministrja Kumbaro sqaron opinionin: E përkthyet gabim!

Rama me nxënësit: S'ka fëmijë të pasur e të privilegjuar, që të parakalojnë në listën fituese pa dije!

Eurodeputetja e Qipros "thumbon" Tiranën: Nuk hyni në BE me gjak!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com