1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Futbollisti i Dinamos i paharruari aktori Ferdinand Radi

November 6, 2018
in Nostalgji
149       
 
149
Shares

Ferdinand Radi u lind në Durrës, në 29 gusht 1942, në një familje intelektuale. Nandi ishte nipi i Vinçens Prenushit nga nëna, e i Lazër Radit nga babai. Në vitin 1945, me çlirimin e vendit, familja vendoset në Tiranë. Në vitet e shkollës shquhej për humorin e tij të hollë. Ishte i shkathët, i fuqishëm dhe merrej edhe me sport.

Fillimet e veta Radi i ka në sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri në vitin 1962 luajti me ekipin e parë të Dinamos, derisa mbaroi shkollën e mesme, por që në një moment iu desh të zgjidhte midis sportit dhe artit. Vendosi për këtë të fundit. Dhe për këtë ndikoi njohja me Kujtim Spahivoglin, njohje nga e cila do të kushtëzohej më pas vetë jeta e Ferdinand Radit. Spahivogli u bë shoku dhe miku i tij më i ngushtë, i cili ndikoi drejtpërdrejt në formimin e tij artistik.

Në vitin 1965, krahas punës në uzinën “Partizani”, Radi fillon edhe aktivitetin e tij artistik me amatorët e kësaj uzine. Në vitin 1968 mbaron kursin e regjisurës nën drejtimin e pedagogëve të nderuar, Pandi Stillu e Pirro Mani. E megjithatë, formimi i tij nuk ishte i kompletuar, ndaj në vitin 1970 ndjek një kurs pasuniversitar për regjisurë, nën drejtimin e Spahivoglit. Krahas aktivitetit të tij me amatorët, Radi punoi me kontratë edhe pranë Teatrit Kombëtar dhe Teatrit të ILA (Akademia e Arteve). Këtu interpreton në një sërë pjesësh, të cilat evidentuan aftësitë aktoriale të tij.

Kjo pjesëmarrje me trupën profesioniste ndikoi edhe në aktivizimin e tij në film. Me dënimin e Kujtim Spahivoglit në 1974-ën, kur Ferdinand Radit iu hap një plagë e madhe në shpirt, mori fund edhe ëndrra e tij për t’u bërë aktor profesionist. Shto këtu edhe vështirësi të tjera politike të familjes, Radi nuk arriti të bëhej i tillë, vetëm atëherë kur u shemb diktatura.

Në Teatrin Kombëtar
Në vitin 1991 pranohet si aktor profesionist në Teatrin Kombëtar. Më në fund, pas 25 vjetësh ia arrin qëllimit. Menjëherë merr pjesë në disa pjesë rresht si “Vizita e damës plakë”, “Ezopi”, “Rikardi i tretë”, “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri” etj., ku shquhet për role të veçanta karakteri, tipikë, të cilët edhe pse nuk flasin, vetëm me interpretimin fizik, me plastikën, lëvizjet zënë vend në pjesë të veçanta, herë-herë bëhen strumbullari i ngjarjes. Një meritë e veçantë e tij ishte aftësia në krijimin e një figure vetëm me prezencën dhe lëvizjet e tij në skenë.

Në vitin 1995 në Teatrin Kombëtar vihet në skenë një nga komeditë më të bukura të tij, por edhe të vetë teatrit “8 persona plus”, të cilën e ripunoi dhe ku vite më parë pati interpretuar edhe rolin e bojaxhiut.

Kjo komedi pasohet dy vjet më pas nga një tjetër komedi e suksesshme, një variacion i “Revizorit”, komedinë “Inspektori”, të cilën e vuri vetë në skenë së bashku me të bijën, Andetën. Në krijimet e tij është vlerësuar humori i gjallë, i pastër, qytetar, i mbushur me situata nga më komiket, spontanitet i humorit, shkathtësi e dialogut dhe mençuria e intrigave.

Në kinema
Një meritë të madhe Nand Radi ka edhe në filmin artistik, me të cilin ka qenë i suksesshëm, ku ka interpretuar me mjeshtëri figura e tipa që mbahen mend nga spektatori ynë, e që për një kohë të gjatë kishte raste që edhe e thërrisnin me emrin e vetë personazhit. Një ndër ta ka qenë edhe Zani i filmit televiziv “I Treti”. Në film e nisi rrugën e tij në vitin 1971, me rolin e tipografit nga filmi “Kur zbardh një ditë”. Në përgjithësi rolet e tij janë role të dyta, por që kanë një peshë të madhe në film, e që të mbeten në mendje për figurën e arrirë artistike.

Punëtor i thjeshtë, agjent, ushtarak i uniformave të ndryshme, kriminel, e shumë tipa të marrë nga jeta, por që falë talentit ata fituan përjetësinë në art. Ndër kulmet artistike në film, Ferdinand Radi ka pa dyshim Zanin nga “I treti”, kapter Mevlani nga “Historiani dhe kameleonët”, ku u nderua me kupën e Festivalit të IX, Sejmeni tek “Balada e Kurbinit”, arixhiu nga “Vdekja e kalit” si dhe roli i fundit i Mishariut në filmin “Nata”.

Rolet e Ferdinand Radit
Në teatër

Vjeshtë me stuhi (Kurti)
I pesti u zu i gjallë (Gjeloshi)
Pranvera që sëvonoi (Burri i heshtur)
Prefekti (Xhandari)
Pas dy vjetësh (Zeneli)
Kur po lindte qyteti (Njaziu)
Një shok i klasës sonë (Tak Faku)
Banja (Vjellosupekti)
Shumë zhurmë për asgjë (Bogrer)
8 persona plus (Bojaxhiu)
Bregu i pikëllimit (Varrmihësi)
Vizita e damës plakë (Gangsteri)
Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri (shoferi)
Ishulli i çmendur (Kokëqethuri)
Ezopi (Etjopasi), etj.
Në filmografi

1969: Njësiti guerril (Karabinieri që ndihmon agronin të shtyjë motorrin)
1971: Kur zbardhi një ditë (tipograf)
1974: Shtigje lufte
1975: Rrugicat që kërkonin diell (Kola)
1977: Shembja e idhujve (kryeplaku)
1978: I treti (Zaho)
1980: Skëterrë 43 (Kapiten Sodu)
1980: Dëshmorët e monumenteve
1984: Fushë e blertë fushë e kuqe (Trupmadhi)
1984: Asgjë nuk harrohet (Taksisti)
1986: Kur ndahesh nga shokët (Bateristi)
1987: Përsëri pranverë (Matrapazi)
1990: Kush është vrasësi (agjenti)
1990: Balada e Kurbinit (Sejmeni i pashait)
1991: Vdekja e kalit (Arixhiu)
1994: Pak freskët sonte (arabi)


149       
 
149
Shares
Next Post

1945 – Paria e Lushnjës në burgun nr.9 të Beratit

Skena…Teatri…Shtëpia e tij e dashur

Aktorja e madhe Roza Anagnosti ka qenë gjimnaste me Vllazninë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com