• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lëkundet alibia: Meta votoi pro emërimit të kolonel Demirajt ministër të Brendshëm!

November 16, 2018
in Aktualitet
        
 

Statusi i ushtarakut aktiv është arsyeja kryesore dhe e vetmja e pretenduar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për mosdekretimin e Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm.

Sipas kreut të shtetit, “një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”. Ndërkaq, vetë Sandër Lleshaj, përmes një letre drejtuar Presidentit, pretendon se e ka humbur statusin e ushtarakut aktiv që prej shtatorit të 2013, kohë nga e cila ka filluar të ushtrojë detyrën e këshilltarit për sigurinë pranë kabinetit të kryeministrit.

Por ndërsa ka bllokuar Lleshajn, Presidenti Ilir Meta, në datën 22 maji të 2017, asokohe deputet dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ka votuar në Parlament pro emërimit të kolonel Dritan Demirajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Proçesverbali i votimit
Demiraj ishte shkarkuar nga detyra nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërsa Lleshaj është shkarkuar nga detyra nga ish-presidenti Bujar Nishani si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke firmosur njëkohësisht edhe daljen e tij në lirim. Si Demiraj, ashtu edhe Lleshaj, rrëzuan vendimet e shkarkimit përmes gjykatës. Ligji është shumë i qartë kur një person e humbet statusin e ushtarakut aktiv.

Megjithatë, diskutimi nëse një ushtarak e humb apo jo statusin ‘aktiv’ pasi shkarkohet dhe kur ka fituar betejën në gjykatë po ushtron një funksion tjetër që nuk pajtohet me detyrën e ushtarakut, vijon, ndoshta deri kur të japë një përgjigje përfundimtare gjykata.

Por, vota e Metës pro emërimit të kolonel Dritan Demirajt si ministër të Brendshëm duket se e lëkund justifikimin e tij për të mos dekretuar Sandër Lleshajn. Nga procesverbali i votimit, rezultojnë se kanë votuar pro emërimit të Dritan Demirajt ministër të Brendshëm edhe deputetët e tjerë të LSI, përfshirë Luan Ramën dhe Petrit Vasilin, të cilët sot mbështesin mosdekretimin e Sandër Lleshajt.

Natyrisht pro emërimit të Demirajt ministër kanë votuar edhe deputetët e PD, të cilën nuk janë përfshirë në debatin aktual. Gjithashtu, para se të votohej nga Parlamenti, ish-presidenti Bujar Nishani, dekretoi Dritan Demirajn, pavarësisht nëse e kishte apo jo në atë kohë statusin e ushtarakut aktiv. Në këtë mënyrë, ish-Presidenti Nishani vendosi standardin e lejimit të dekretimit ministër edhe të ushtarakut.

Ushtaraku aktiv
Ligji nr. 9210, datë 23.3.2004 për statusin e ushtarakut, i ndryshuar në 2009, parashikon tre kategori të ushtarakut aktiv. Në të tre rastet, shtetasi e ka këtë status vetëm kur shërben në Forcat e Armatosura. Kategoria e parë është ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm. Në këtë rast shtetasi shërben në Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist) dhe fiton statusin e karrierës, të përcaktuar në ligjin për gradat.

Kategoria e dytë është ushtaraku i shërbimit aktiv të përkohshëm, ku shtetasi pranon të shërbejë në Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer dhe ushtar me pagesë/profesionist), për një periudhë kohe të caktuar. Kategoria e tretë është ushtaraku i shërbimit aktiv të detyrueshëm, ku shtetasi që kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, sipas ligjit. Sandër Lleshaj nuk përfshihet në asnjërën nga kategoritë për shkak se nuk shërben në Forcat e Armatosura që në vitin 2013.

Statusi i ushtarakut aktiv, ligji nr. 9210, datë 23.3.2004

1. “Ushtarak i shërbimit aktiv të përhershëm” është shtetasi që shërben në Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist) dhe fiton statusin e karrierës, të përcaktuar në ligjin “Për gradat dhe karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

2. “Ushtarak i shërbimit aktiv të përkohshëm” është shtetasi që pranon të shërbejë në Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer dhe ushtar me pagesë/profesionist), për një periudhë kohe të caktuar.

3. “Ushtarak i shërbimit aktiv të detyrueshëm” është shtetasi që kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, sipas ligjit.


        
 
Next Post

Meta nuk tërhiqet, do patjetër mikeshën e gruas dhe Argitës në KLSH! Ripropozim me shkresë Kuvendit se gjyqtares Tusha i ka mbaruar mandati

A do e mbajë premtimin si burrat, "akrobati" Meta: "Kur bëri burg Fatos Nano nga Tirana, unë nga Skrapari se kam problem”!

Basha krijon "etni" të re: Qeveria po sillet me "shqiptarët e Astirit" njëlloj si serbët me kosovarët!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In