• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Këngëtarja e njohur shqiptare që lindi për të kënduar dhe jetoi duke vuajtur (Video)

November 18, 2018
in Metro

Ajo është këngëtare e muzikës sonë të lehtë e po aq edhe aktore e shquar e skenës së teatrit të dramës.E lindur në Shkodër në vitin 1951 që fëmijë ahfaqi talentin duke u aktivizuar në grupet artistike të shkollës dhe Shtëpisë së Pionierëve. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Arteve në degën e Artit Dramatik. Bëhte fjalë për Justina Alinë.

Mbas Festivalit të 11-të të Këngës në Radiotelevizion, e largojnë nga jeta artistike e kryeqytetit për të ardhur në Shkodër, ku i mundësojnë emërimin në Teatrin “Migjeni”. Falë aftësive të vokale e interpretuese, bëhet një ndër këngëtaret më te njohura.

Interpretoi një repertor këngësh të pasur e të larmishëm në shumë gjuhë të botës. Do të mbeten gjatë në kujtesën e spektatorëve interpretimet e Justinës në këngët “Unë dhe shokët e mi”, “Unaza”, “Jam një vajzë”, “Mall për vendlindjen”, “Xhaketa e kuqe” e shumë e shumë të tjera.

Sipas Marian Shestanit, mënyra e saj e të kënduarit përshkohet prej një patosi emocional të rrallë, prej një energjie të brendshme që transmetohej fuqishëm artistikisht, interpretim i rrallëndeshun ndër të tjerë.

Një njeri i letrave e ka quajtur “Njeri i lindun me këndue, por të cilën djajtë e kuq e shndërruen në njeri për të vuejtë”.

E kënduara e Justina Alisë ishte një miks mahnitës i talentit të saj, i ëmbëlsisë, i tonit të veçantë, por edhe i transmetimin përmes një interpretimi të rrallë, të një shqetësimi të brendshëm, të një revolte që vlonte në shpirtin e saj.

Emigroi dhe bëri një jetë të gjallë artistike edhe në SHBA, për të ardhur me dëshirë e kënaqësi të veçantë në vendlindjen e vet, tek ftohej në evente të rëndësishme të këngës sonë.

I rrallë për nga cilësia e niveli artistik ishte te Justina edhe interpretimi aktoresk. Luajti dhe u shqua në disa role dramash në Teatrin “Migjeni”.

Mbeti në kujtesë në rolin e Norës në dramën “Nora e Këmendit” e Andrea Skanjetit. Vitet e fundit ka luajtur edhe në Teatrin e Metropolit Tiranë. Në shfaqje kjo dedikuar asaj si një mirënjohje e virtytshme, mbushur plot me emocione, si një obligim moral e qytetar ndaj artises së madhe që dha aq shumë për artin e vendit të vet.

Artistja e madhe Justina Alia mbeti gjithmonë e thjeshtë, e dashur e me një dashuri të madhe për njerëzit e vendlindjen. Ajo është gjithnjë e respektuar dhe e vlerësuar artistikisht si një nga më të shquarat e historisë së këngës sonë të lehtë dhe të interpretimit aktoresk të teatrit shqiptar. /Andreas Dushi/

https://youtu.be/50ohc4NNkfg

Next Post

Aktorja Liri Lushi, Shota shqiptare e gjallë

Elez Kadria... ” more fund Gjon Fusha” – in memoriam

Luan Qerimi, aktori me portret unik që merrte duartrokitje pa fund nga publiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved