• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Papa pret pelegrinët shqiptarë: Gjergj Kastrioti shpëtimtar i krishtërimit

November 19, 2018
in Aktualitet
        
 

Në pritjen e pelegrinëve shqiptarë në Vatikan për 550-vjetorin e Skënderbeut, Papa Françesku e cilësoi heroin kombëtar shqiptar, shpëtimtar të krishtërimit.

“Shqipëria, një tokë antike dhe me një histori të lavdishme, është pjesë integrale e Europës dhe përmes traditave të saj më fisnike dokumenton origjinën e qytetërimit të saj”. Me këto fjalë ati i shenjtë Papa Françesku ka përshëndetur delegacionin e pelegrinëve të mbërritur në Romë nga Shqipëria, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Sot përkujtojmë heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bir i një populli të fortë dhe bujar që ka mbrojtur me kurajë vlerat shpirtërore dhe krishtërimin, deri në atë pikë sa meritoi titullin Athleta Kristi”, ka deklaruar Papa.

Ati i shenjtë ka vlerësuar se, me gjestet e tij Skënderbeu i dha jetë identitetit kulturor shqiptar, duke u kthyer në një simbol të padiskutueshëm kohezioni dhe uniteti kombëtar.

“Ai ishte gjithashtu personi që ktheu në fakte vlerat e besnikërisë, duke çuar deri në fund zotimet e marra përsipër”, ka vijuar Papa Françesku.

Gjatë takimit, kreu i Kishës Katolike ka kujtuar para të pranishëmve faktin se gjatë epokës së Perandorisë Otomane, Skënderbeu ka patur marrëdhënie me 5 papa: Eugjenin e Katërt, Nikolonë e Pestë, Kaliston e Tretë, Pion e Dytë dhe Palin e Dytë. Dëshmi e kësaj është se edhe në ditët e sotme, në një pallat pranë selisë presidenciale të Italisë ndodhet një afresk që portretizon heroin shqiptar.

“Pak herë në histori një individ i vetëm ka mishëruar në mënyrë kaq të qartë dhe në masë kaq të madhe virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë të kuptosh shpirtin e tij pa u fokusuar tek parimet dhe vlerat që mishëruan këtë personazh unik”, ka thënë Papa. Pritja e Papa Françeskut ka qenë në kuadër të koncertit të organizuar nga ambasada shqiptare në Vatikan, me rastin e vitit ndërkombëtar të Skënderbeut.


        
 
Next Post

Homoseksual lind apo bëhesh?

Në fshatin e Viagras, ku edhe qentë janë të eksituar

Messit i “duhen” edhe 46 euro në minutë, të arrijë pagën minimale mujore në Shqipëri

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In