1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Analisti hakërrehet me zhveshjen e Bleonës, Encës dhe një deputeteje: Statusi juaj është ai i objektit sek.sual

November 24, 2018
in Aktualitet, Blog
        
 

Nga Mustafa Nano

Para ca muajsh unë u mora me vajzat që, për të arritur suksesin, zhvishen e ekspozojnë trupin e tyre në televizion. Asëll-asëll, u mora me hiperseksualizimin e mjedisit publik. Sepse ky ishte në thelb shqetësimi im në atë kohë. Hiperseksualizimi.

Por askush nuk e mori atë opinion timin për atë që ishte. E morën për atë që donin. Dhe mbetën tek emri i një moderatoreje televizive, të cilën unë e përmenda për të ilustruar tezën time. Dhe e shitën të tërën si një debat mes meje dhe asaj. Madje, Alban Dudushi donte të organizonte edhe një ballafaqim timin me atë moderatore në studion e vet. Unë i thashë “jo”, kuptohet, pasi më rezultonte që Albani nuk e kishte kuptuar shqetësimin tim. Ai e kishte marrë monologun tim si një gërricje timen, dhe aq, gjë që e bënë të gjithë njerëzit e cekët të vendit. Dhe Albani, a thua se i kish vënë vetes për qëllim të më zhgënjente mua pa kthim, bëri edhe një të pabërë tjetër. E bëri debatin mbi atë temë, por kish ftuar, për t’u hakmarrë për refuzimin që unë i bëra, edhe dikë që të hidhte llum mbi mua. Dhe vetë bënte sehir. Hëm! Unë nuk e di nëse Albani e di që unë nuk do ta bëja kurrë atë që bëri ai. As ndaj tij, as ndaj dikujt tjetër.

Por po rindalem te ideja që kam shprehur. Diskutimi mbi hiperseksualizimin është kompleks për më shumë se një arsye (jam marrë me këtë gjerë e gjatë në librin tim “Provocateur”), por unë po ndalem te njëra në mënyrë të veçantë. Në ka një gjë në këtë botën e sotme që e nxit maskilizmin e seksizmin, e që e përqesh barazinë mes gjinive si një arritje apo si një objektiv, kjo gjë është hiperseksualizimi i mjedisit publik.

Thënë me fjalë më të varfra, kjo gjë janë vajzat e zhveshura që na shfaqen kudo, në kopertina revistash, në studio televizive, në spote publicitare, në skena koncertesh, në rrjetet sociale, deri edhe në filmat multiplikativë, që shihen nga fëmijët e vegjël. Ju ka qëlluar të shihni filma me kartona që janë prodhuar për një audiencë të moshave fare të njoma? Në disa prej tyre, personazhet femra, që janë gjithashtu vajza të vogla, paraqiten me gjinj të hedhur, me të ndenjurat e kërcyera, me buzë të fryra e në përgjithësi me pamje sensuale. Jemi duke u kallur fëmijëve tanë që në moshë të njomë idenë se ato nuk janë gjë tjetër, veçse objekte seksuale. Dhe pastaj çuditemi pse ato e kanë mendjen veç për t’u zhveshur. Po si të mos zhvishen? Atyre u është mbushur mendja tanimë se nuk mund të fitojnë ndryshe ndjekës, audiencë, popullaritet, famë. Nuk mund të fitojnë vëmendjen e të tjerëve, nuk mund të bien në sy, për rrjedhojë nuk mund të fitojnë para e sukses. Ndonjëra zhvishet edhe sepse dëshiron, të kuptohemi, por në përgjithësi zhvishen për të përdorur e shitur trupin e tyre. Tani, unë nuk jam me idenë që ne t’i ndalojmë të zhvishen.

Duan të zhvishen motrat Kardashian? Ok, le ta bëjnë. Do të zhvishet Bleona Qerreti e Enca Haxhia? Ok, le ta bëjnë. Do të dalë zbuluar deputetja e Kosovës, Duda Balje, dhe kështu të shkojë në Parlament? Ok, le ta bëjë, siç e kishte bërë këto ditë, kur u pa në Parlament me një fustan transparent, që bënte t’i dukeshin krejt të mbathurat në ngjyrë të zezë. (Në fakt, këtë të fundit, unë nuk do ta lejoja. Sepse më duket e rëndë ta shndërrosh Parlamentin në një pasarelë.

Është kundër natyrës së gjërave ky konfondim. Parlamenti është për tjetër gjë). Por le ta zëmë se nuk ekziston ndonjë problem edhe në këtë pikë. Le të mos i pengojmë pra që ta bëjnë atë që bëjnë. Le t’i lëmë të zhvishen edhe për kënaqësinë e syve tanë, të burrave. Edhe për kënaqësinë e syve të mi, sigurisht.

Por në të njëjtën kohë ne, si shoqëri, duhet të biem dakord, se vajzat që zhvishen, nuk ka pse të vlerësohen për faktin që zhvishen. Ne duhet t’i vlerësojmë ato, mbi të gjitha, për zellin e tyre për t’u aplikuar, për të zhvilluar talente e dhunti të tyret, për punën, lodhjen, këmbënguljen, e cilësi të tilla të tjera.

Ky është mesazhi që duhet të përcjellim. Nëse ne vijojmë të inkurajojmë, promovojmë e të idolizojmë vajzat e zhveshura të patalentuara apo vajzat që të vetmin talent kanë të zhveshurit, ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse përcjellim mesazhin se roli i grave është të jenë në funksion të kararit e prehjes së burrave, se statusi i tyre është ai i objektit seksual, që zgjon dëshirat te meshkujt dhe që u ofrohet këtyre të fundit si shans për të zbrazur energjitë e tyre mishtore. Mirëpo, ky është…. maskilizmi. Kjo është ajo që duam? Kjo është ajo që duan gratë? Nuk besoj. Gratë që kanë luftuar për të drejtat e grave, gratë që kanë sakrifikuar për këto të drejta, nuk kanë pasur në mendje, në asnjë version, zhveshjen si tregues e provë të barazisë me burrat.

Marrë nga “Provokacja”


        
 
Next Post

Basha sulmon ashpër Ramën: Mor plehrë, po përdor policinë si burracak duke vendosur vajza të patrajnuara në vijë të parë

Deklarimet e Bashës për Ramën me "vijën e kuqe qesharake: Ja seria e llogjeve "alla lehës" që rezultuan flluskë sapuni!

Tirana vishet me flamuj Kuq e Zi, duke i'u përgjigjur thirrjes së Veliajt për festat e Nëntorit!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com