• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Agron Tufa publikon dokumentat: Kryetari i sotëm i “Vatrës” antikomuniste, e ka pas babain persekutor komunist!

November 30, 2018
in Aktualitet, Dosja X

Nga Agron Tufa

Dokumenti që zotërojmë institucionalisht, bën me dije, se prokurori komunist Petraq Mishto, përpiqet dhe propozon dënimin me vdekje për një qytetar shkodran, anipse Gjykatësi është treguar më i butë se prokurori, dhe ia ka falur dënimin me vdekje këtij qytetari.

Kjo histori, të cilën do ta gjeni me faksimiljet e mëposhtme, më ndërmend një tjetër histori të datës 2 nëntor 2018. Gjatë vizitës time në Federatën Panshqiptare “Vatra”, bashkë me mikun tim, shkrimtarin e njohur Ramiz Gjini, e pyetëm anëtarin e Vatrës, z. Zef Bala, të na thotë, nëse e dinin, kur e propozuan për Kryetar të “Vatrës” Dritan Mishton, se ky ishte bir i një prokurori famëkeq të kohës së komunizmit? Përgjigjen, i thamë të na e jepte vetëm me një tundje koke, “po” ose “jo”. Atëherë z. Bala, përveç pohimit, zu të na shpjegojë:

– “Po, e kemi dijtë dhe Dritani na ka shpjegue, se i ati, Petraqi, ka kenë nji lloj ndërmjetësi pajtues midis Kooperativave kur ato grindeshin”.

– “Po pse duhet të ziheshin Kooperativat”, – ndërhyri i habitur miku im. – “Ato s’kishin pse ziheshin, sepse ishin të ndara me kufinj”.

Z. Zef Bala, anëtar i Kryesisë së Vatrës, nguli këmbë aq shumë në atë shpjegim naiv, sa me gjithë shpjegimet tona të shumta mbi rolin e Prokurorit në Degën e MPB në rrethe, e pamë se po rrahim ujë në havan. Ndërhyra duke i theksuar zotit Zef Bala, se “Prokurori ishte ai që të merrte jetën. Mjafton të të fuste apriori 2-3 nene akuze kotmëkot dhe të linte në duart e çakejve hetues. Ata të detyronin me rrahje për vdekje, tortura psikike, uri, shantazhe mbi familjen etj, që ti, më në fund, të pranoje çdo gjë që donin ata, ashtu si të qe formuluar akuza jote”. Nuk e di nëse z. Zef Bala e kuptonte, ashtu, i arratisur me prindërit nga Puka, në moshën 9 vjeç (siç u sqarua më vonë, aspak për motive politike, por për një vrasje në farefisni). Mendova se ky zotni në moshë të thyer paska mbetë naiv. Por sot mendoj krejt ndryshe.

Sot, kur faktet e pakundërshtueshme tregojnë, se gruaja e Dritan Mishtos, Agata Mishto, anëtare e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Grave Greko-Amerikane, madje, njëkohësisht, sekretare e kësaj organizate, ka blerë një ndërtesë prej 1.270.000 dollarësh cash nga shtetasi David Balaj, ç’të mbetet të mendosh tjetër…? Sepse Davidi, o njerëz, është djali i Zef Balajt, i cili pas kësaj “shitjeje” është shpërblyer nga Dritan Mishto duke e bërë atë anëtar të kryesisë në “VATRA”. E unë e merrja për naiv. Aspak! Kur reagova mandej unë mbi depërtimin e ish-Sigurimit të Shtetit edhe në diasporë dhe kapjen e Vatrës, ky “naivi” im, e paska marrë në telefon mikun tim shkrimtar dhe i paska bërtitë e thënë shumë gjëra, midis të cilave edhe – “Pse e solle Agron Tufën tek VATRA?!”

Sidoqoftë ky informacion mbi rolin e babait të Dritanit, Petraq Mishton, nuk e habit asapk z. Zef Bala, sepse e ka dijtë, por ama i habit fort ata që nuk e dinë, ata që nuk janë Zef Bala…

Next Post

Dhjetëra grekë pritet të mbërrijnë sërish në Bularat në nderim të heroit të tyre!

Paralajmërimi i Spartak Ngjelës: Dhjetori do i marrë me vete të gjithë ata që kërkojnë të legalizojnë gjënë e vjedhur

FOTO/ Kërkoi falje për legalizimet në emër të partisë dhe idealit, qytetarët ma.sakrojnë me komente djalin e Fahriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved