• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Serbia lobon me ishujt Solomon, ajo tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran

December 2, 2018
in Diaspora
        
 

Numri i njohjeve për Kosovën vazhdon të bjerë. Për herë të parë, Kohavisioni ka siguruar një tërheqje të njohjes, të cilën e kanë pranuar institucionet e Kosovës.

Bëhet fjalë për Ishujt Solomon, shtet sovran në Oqeani, që gjatë javës ka dërguar notën e tërheqjes së njohjes.

Notën diplomatike, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht KTV-ja, më 28 nëntor e ka pranuar Ambasada e Kosovës në Canberra të Australisë.

Në fakt, janë dy shkresa, e para e zyrës së Ishujve Solomon në Australi që thotë se po ia dërgon Kosovës vendimin për tërheqjen e njohjes nga ana e Ministrisë së Jashtme të këtij shteti.

Në notën diplomatike 02./18, Ministria e Jashtme e Ishujve Solomon fillimisht i referohet vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në prill 2015.

Më pas, njofton për vendimin e marrë dhe arsyet për këtë.

“Ministria e Jashtme dhe për Tregti të Jashtme e Ishujve Solomon, e ka nderin të informojë Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës, që pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe duke marrë parasysh vazhdimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për statusin final të Kosovës dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, qeveria e Ishujve Solomon ka vendosur ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Vendimi i marrë nga Ishujt Solomon mbetet në fuqi derisa të përfundojnë negociatat nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, thuhet në letër.

Ministria e Jashtme në Prishtinë ka mohuar ta ketë marrë këtë dokument.

“Në kanale zyrtare Ministria e Jashtme nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me çështjen të cilës i referoheni. Konsiderojmë se e gjithë kjo është vazhdim i propagandës serbe”, ka thënë për KTV-në, drejtori i zyrës për komunikim në MPJ, Sami Kastrati.

Serbia pretendon se disa shtete si, Grenada, Dominika, Suriname, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea – Bissau, Burundi, Papua New Guinea dhe Lesoto e kanë kthyer mbrapsht vendimin e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës.

Ministria që udhëhiqet nga Pacolli vazhdimisht i ka quajtur lajmet të rrejshme dhe e ka akuzuar Serbinë se i ka falsifikuar letrat e tërheqjes së njohjeve që i drejtoheshin Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Por, kjo e Ishujve Solomon, që e kishte njohur Kosovën në gusht 2014, është e para që bëhet publike se i është dërguar institucioneve të Kosovës.


        
 
Next Post

Salvini, Salianji dhe Klevisi!

Letra/ Ledi Shamku i tregon Salvinit pse kërcënimi nuk është bërë nga shqiptarët

Pas këngës “Plas”, fansat i kërkojnë Florit të kthehet me Elvanën

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In