• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Raporti i KLSH/ Si firmosi Basha 4.2 milion euro paradhënie në shkelje flagrante, për kompaninë me administratore kunatën e Fahriut

December 3, 2018
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë zënë llogoren prej disa javësh në përpjekjen për të sulmuar qeverinë dhe dështuar projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, rehabilitimi nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.

Argumentet e Partisë Demokratike janë luhatur çdo ditë nga dega në degë por thelbi i tyre ishte akuza se ky projekt ka kaluar përmes një procedure jo të rregullt ligjore dhe se kostoja është e fryrë.

Për të kuptuar se çfarë përfaqëson Lulzim Basha në raport me veprat infrastrukturore të gjithëve u mjafton shembulli i famshëm i rrugës Durrës-Kukës. Përfundoi në gjykatë si i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme por shpëtoi me procedura, me akrobaci dhe raporte mjekësore duke mos u gjykuar asnjëherë.

Sot është momenti për të kujtuar edhe një tjetër episod të Lulzim Bashës Ministër i Transportit dhe Punëve Publike. Në fund të Dhjetorit 2006, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe një nënkontraktor i një filiali serbo-shqiptar i kompanisë “Alpine Bau” u shfaqën në media duke njoftuar fillimin e punimeve për aksin Levan-Vlorë.

Ceremonia e bërë me ngut në fakt i shërbente vetëm fushatës elektorale të 2007.

Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një auditi të kryer kohë më vonë konstatoi shkelje të frikshme dhe flagrante të kryera nga Lulzim Basha. Segmenti Levan-Vlorë, do të ndërtohej me një kredi të dhënë nga BERZH, termat teknikë të cilës Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar në 26 Dhjetor 2007, pra gati një vit fiks pas përurimit të fillimit të punimeve nga Berisha dhe Basha.

Lidhja e kontratës mes kompanisë Alpine Bau dhe qeverisë shqiptare gjithashtu rezultoi se ishte bërë më 31 Maj 2007, pra 7 muaj para vendimit të Kuvendit.KLSH konstatonte se rruga është tenderuar pa u ratifikuar marrëveshja e huasë në Kuvend, madje punimet nisën pa para.

Prokurimi i rrugës ka nisur në Korrik të vitit 2006 pas urdhrit Nr.7582, dt.19.07.2006 të nxjerr nga ministri i asaj kohe, Lulëzim Basha.

Në bazë të kontratës së punimeve të ndërtimit, Drejtoria e Rrugëve duhet t’i paguajë firmës së ndërtimit vlerën prej dhjetë përqind të projektit, i cili ishte i gjithi 42 milionë euro.

Pra, firma nënkontraktore ku ishte administratore kunata e Fahri Balliut duhet të merrte 4.2 milionë euro paradhënie. Këtu lind dhe problemi pasi kontrata për fillimin e punimeve është nënshkruar 7 muaj para ratifikimit nga Kuvendi të kësaj kredie me BERZH.

Berisha është investuar personalisht përmes një VKM, nr. 621, datë 24.09.2007, për pagesën e nënkontraktorit me vlerën dhjetë për qind të projektit.

Pra, tre muaj para ratifikimit të kredisë, janë paguar paret nga qeveria shqiptare. Kjo është një vepër penale për të cilën Kontrolli i Shtetit gjente fajtor Lulzim Bashën, ministrin e atëhershëm të Transportit.

Manovrat e Bashës dhe Berishës bënë që kompania jo vetëm të zvarriste punimet por kostoja deri në auditin e KLSH të kishte arritur në 60 milion euro nga 42 që duhet të ishte në fillim.

Natyrisht, njësoj si për Durrës-Kukës, Lulzim Basha nuk është hetuar as ndëshkuar nga drejtësia ndaj sot ai i jep vetes kompetencën të bëjë jo vetëm ekspertin e rrugëve por edhe të akuzojë për shkelje afatesh, mosrespektim procedurash, fryrje kostosh etj etj.


        
 
Next Post

Kërkon azil në Korenë e Jugut, 26 vjeçari shqiptar: Kam frikë se më gjejnë në Europë!

VIDEO/ Gjest i pabesueshëm i zjarrfikësve të Francës, iu kthyen shpinën qeveritarëve dhe largohen në shenjë proteste

Këngëtari: Një herë një vajzë më ftoi të ikja me të diku... kur më pa të merrja biçikletën, ajo u largua!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In