• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Haradinaj letër shpjeguese BE-së dhe SHBA-së për taksën e mallrave: Serbia të respektojë sovranitetin e Kosovës

December 5, 2018
in Aktualitet, Diaspora
        
 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një letër dërguar vendeve të Bashkimit Evropian si dhe Sekretarit të Shtetit Amerikan i ka shpjeguar atyre se pse mori vendimin për rritjen e taksës së mallrave 100% me vendet si Bosnja dhe Serbia.

Në letër, të siguruar nga Telegrafi, thuhet ndër tjerash se Republika e Kosovës i njeh detyrimet që dalin nga CEFTA dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përmbushur në mirëbesim të gjitha obligimet.

Më tej Haradinaj shkruan se përderisa Kosova i zbatonte plotësisht obligimet e saj, ajo vazhdimisht përballej dhe raportonte për mos respektimin nga Republika e Serbisë dhe Bosnjës së Hercegovinës të obligimeve që dilnin nga CEFTA dhe ligjet e tjera të zbatueshme ndërkombëtare.

“Të dy këto shtetet kanë bërë veprime të cilat shkelin detyrimet e CEFTA-së, ndërhyjnë në rendin e brendshëm kushtetues, dhe kërcënojnë sovranitetin, sigurinë dhe politikat publike të Kosovës”, thuhet në letër.

Në rastin e Republikës së Serbisë, këto veprime janë në kundërshtim edhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithashtu, republika e Serbisë ka shkelur Kapitullin 35 të BE-së për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila kërkon ‘angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë drejt një përmirësimi të dukshëm dhe të qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën’”.

Në këtë drejtim, theksohet se pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, bizneset kosovare u përballën me pengesa shumë më të më të mëdha në eksportimin e produkteve në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Rrjedhimisht, eksportuesit e Kosovës u përjashtuan nga qasja në tregje të caktuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, pasi asnjëra nga këto vende nuk lejonte automjetet e Kosovës të kalojnë në territorin e tyre. Eksportuesit e Kosovës u detyruan të gjejnë rrugë alternative të qasjes, të cilat rezultojnë në shpenzime shtesë udhëtimi, logjistike dhe administrative. Natyra e mallrave që prishen përjashton çdo rrugë tjetër alternative”.

Në letër shkruhet: Qeveria e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe bizneset individuale të Kosovës kanë raportuar rregullisht shkeljet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, duke përfshirë edhe mospranimin e vulave doganore të Kosovës, ndalesat arbitrare doganore, barrierat e panevojshme teknike dhe procedurale dhe masa të tjera jo fiskale.

“Këto ankesa janë regjistruar në bazën e të dhënave të CEFTA dhe janë dorëzuar tek organet e ndryshme të CEFTA përfshirë komitetin e përbashkët për konsultime dhe nën-komitetin për barrierat jo-tarifore. Këto ankesa u janë dorëzuar edhe autoriteteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Megjithatë, kjo nuk rezultoi me ndonjë konsultim apo rezolutë: Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina në mënyrë të vazhdueshme kanë dështuar të adresojnë si duhet këto çështje. Edhe në rastet e rralla kur trajtoheshin ankesat, prapë barrierat e njëjta shpërfaqeshin në mënyrë të përsëritur”, thuhet ndër tjerash në letrën e Haradinajt, dërguar shteteve të Bashkimit Evropian.


        
 
Next Post

Dosja hetimore/ Aluadin Malaj, “mal” me pasuri, të vëna edhe nga pazaret Doshi-Babasi, për pronën e Rovena Dilos

Vive l’Anarchie!

Megaoperacioni në Itali, kapet pasardhësi i Toto Riinës (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In