Kryeministri Edi Rama ka publikuar nje video ku shfaqet pedagogu Sherif Bundo ne Fakultetin Ekonomik, i cili u ben thirrje studenteve te mos japin konsesusin per propozimet e qeverise per tete pikat.
Rama pershkruan pedagogun si nje ish eneverist rrezuar nga studnetet ne vitin 90 dhe lutet qe “Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç’duhet të bëjnë me jetën e tyre”
Rama shkruan:
:Më kollaj e besoja që fluturon gomari, se sa që këto imazhe s’janë arkiva filmash të gjyqeve komuniste kundër armikut të klasës!
Po jo, janë të freskëta fare mu nga mbrëmja e sotme në Fakultetin Ekonomik?
Dhe kaq shumë jam tronditur, sa që më bëjnë sytë sikur oratori është Sherifi, një enverist që në fundvitet ’90 drejtonte Komitetin Kombëtar të Turizmit si socialist dhe porosiste hotel-turizmat ta merrnin djathin tek i vëllai në Përmet?
Po as vetë ai, i shkreti Shero që kishte zbuluar efiçencën e kalit në ekonomi në një studim doktorature, s’do ishte dot kaq fantazëm e të shkuarës sa ky oratori këtu?
Të cilin nuk e njoh, po Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç’duhet të bëjnë me jetën e tyre?