PD ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike, një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar.
Mësohet se kandidatët për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar do jenë të gjithë anëtarët aktual dhe ish deputetët e PD.
Basha ka deklaruar se në listë nuk janë ata ish-deputetë që janë vetëdeklaruar se nuk janë pjesë e PD-së.
Në garë janë edhe disa prej të cilëve që njihen si kritikë të Bashës, konkretisht Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli.
Ndërkohë që habi ka shkaktuar rikthimi nga ana e Bashës në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD të ish ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe të ish zv.presidentit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës Aleksandër Biberaj.
Të dy këto figura të larta të PD kohë më parë, kanë qënë drejtues të FRD të drejtuar tashmë nga ish Presidenti Bamir Topi, ndërkohë që mbetet mister nëse Basha i ka pyetur ose jo për këtë përfshirje në listën e Këshillit të ri Kombëtar të PD.
Ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat Arben Imami, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, ai u shpreh se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik nesër, po bëhet në kundërshtim me rregulloren e partisë.
Në garë për në Këshillin Kombëtar prej 170 vendesh, janë 350 kandidatë. Mbledhja nis nesër në orën 11:00.
Disa nga emrat e propozuar nga Basha:
Tomorr Alizoti
Igli Cara
Bislim Ahmetaj
Edhit Harxhi
Edvin Kulluri
Ledina Alolli
Endira Bushati
Gent Malko
Julian Deda
Suzana Guxholli
Aleksandër Biberaj
Gazmend Oketa
Çlirim Gjata
Bardhyl Londo
Rezart Prifti
Robert Budina
Ardian Isufi