• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pakti për Universitetin, paketë angazhimesh konkrete me afate kohore

December 20, 2018
in Aktualitet

Pakti për Universitetin do të jetë një dokument angazhimesh konkrete me afate kohore, që do të përfshijë jo vetëm përgjigjen për 8 kërkesat e studentëve, por edhe nevojat e universitetit në tërësi.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Universitetin Politeknik me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, ku diskutoi për 8 pikat e protestës studentore dhe Paktin për Universitetin mes qeverisë e studentëve.

Pasi dëgjoi një student që parashtroi nevojat që ka Fakulteti i Arkitekturës, Kryeministri ftoi studentët që të njihen me draftin e punës të qeverisë mbi 8 kërkesat e tyre, i publikuar tek adresa shqiperiaqeduam.al.

Në të njëjtën platformë, studentët sipas tij, mund të shkruajnë kërkesat specifike të fakultetit të tyre dhe shumë shpejt do të kenë një përgjigje me një afat të caktuar kohor, se kur mund të plotësohen këto kërkesa.

“Sot që flasim, ne kemi qysh prej ditës kur u shfaqen këto pika, grupet e punës që merren në qeveri me hartimin e draftit. Aktualisht drafti nuk është i përfunduar por ai përditësohet në vijim paralelisht me 8 pikat”, tha Rama.

Inventari i nevojave të çdo fakulteti, sipas Ramës, do të jetë në këtë faqe dhe po aty do të projektohet edhe një kalendar pune për t’i adresuar këto nevoja.

“Konkretisht një nga punët që po bëjmë është se ministritë që mbulojnë disa fusha të caktuara do të marrin edhe një kujdestari të veçantë për universitetet që kanë në fushën e tyre. Ne do të vendosim disa buxhete modeste të ministrive për universitetin, pasi ministritë porosisin studime, konsulenca apo supervizione të caktuara.

Por, ju jeni inxhinierë dhe arkitektë dhe ju e dini shumë mirë që nga ideja tek realizimi i gradaçelës, ku mund të marrësh çelësat e të banosh është një rrugë pak e gjatë. Edhe realizimi i këtyre kërkesave kërkon kohën e vetë”, tha Rama.

Next Post

Buxheti i shtetit kontribuon me 75% të tarifave universitare, studentët 25%

"Xhisiela": Gjykata liron djalin e deputetit të PS-së! "Gjykata" PD nuk është dakord do "të përjetshëm" për ...përndjekje

Seanca në Kuvend, Balla: Do kallëzojmë penalisht Endri Hasën për shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved