• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Liria e mendimit, vlera që opozita vrau tek studentët

December 20, 2018
in Aktualitet

Nga Flogert Muça

Nuk është më lajm që në protestën e studentëve ka militantë të partive politike. Madje nuk është më lajm as fakti që në emër të gjithë masës së studentëve të sinqertë që protestuan për veten, kur vjen puna për të folur në studio televizive flasin po militantët e partive, çuditërisht. Madje sot flamurin e protestës e mori deputeti i Bashës Endri Hasa, i cili goditi me vezë poashtë brezit kryeministrin.

Por në fund të fundit, edhe ata njërëz partiakë që dalin në media e flasin janë studentë e duhet të protestojnë, pavarsisht se si partitë e tyre i përdorin për interesa të tyret.

Ajo që është lajm sot, është fakti se si partitë (apo ata që duan të faktorizohen meqë iu dha rasti), të cilave iu duhet rrëmuja dhe protestat nëpër këmbë, po vënë të rinjtë kundër të rinjve me një mendësi tërësisht destruktive të një kohe të marrë fund. Dhe jo vetëm kaq, por ndaj çdokujt që ka një mendim ndryshe prej tyre, opozita dhe disa personazhe që duan të faktorizohen, i sulen me çdo mjet.

Kjo në fakt tregon shumë për ankthin në të cilën ndodhet opozita e cila nuk ka kauzë të sajnën, por rrëmben dhe shkatërron ato të të tjerëve.

Opozita e cila duhet të ngrejë kauzat e saj dhe të japë zgjidhjet e bindë qytetarët se janë alternativa më e mirë, sot po përdor të rinjtë si mish për top, duke i përçarë, duke i bërë që të shohin njëri tjetrin si tradhëtar apo besnik duke shkatërruar vlerën e mendimit ndryshe.

Kemi parë disa raste këto ditë se si studentë, qytetarë, gazetarë apo njërëz publik që kanë menduar ndryshe nga linja anti-dialog, kanë përfunduar në thertoren e madhe të atyre që nuk dual dialog, por përçarje.

Më e rënda nuk është kur sulmohet një gazetar apo një njeri publik i cili ka mundësinë ta thotë publikisht gjithësesi mendimin e tij/saj, por kur intimidohet, sulmohet dhe etiketohet si tradhëtar ai/ajo student/e që mendon se zgjidhja vjen përmes komunikimit dhe jo ultimatumit.

Ky është fatkeqësisht lajmi që prodhoi protesta këto ditë. E ky është një lajm i keq për demokracinë, pasi nga një protestë e cila u pa si një dëshmi e bukur demokracie, po prodhohet një product antidemokratik që cënon lirinë themelore, atë të mendimit.

Ajo që e bën edhe më të dukshme këtë filozofi mendimi janë deklaratat e studentëve që zhvilluan këto ditë dialog me kryeministrin Rama. Ata që në takime nuk i lanë gjë pa thënë kryeministrit për çdo problem që kishin, nëë fund, u quajtën tradhëtarë nga një grup tjetër studentësh, vetëm e vetëm psë kishin shkuar e i kishin thënë në sy kryeministrit problemet që kishin. Paradoksi është se ata që intimidojnë, janë pakica në numër, por që fryma që po përhapin nuk i shërbën as zgjidhjes, as një shoqërie më të mirë, as vlerave, por vetëm politikës së ditës.

Po njëlloj janë sulmuar dhe intimuduar edhe gjimnaze, duke iu thënë se kush nuk bashkohet është tradhëtar, a thua se jetojmë në situatë luftë ku njerëzit janë të ndarë në atdhetarë dhe tradhëtarë.

E gjithë shoqëria po tentohet të etiketohet si tradhëtare dhe të sulmohet në mënyrat nga më jo etiket, vetëm pse mendojnë se zgjidhja vjen duke komunikuar e jo duke qëndruar në cepin tjetër të fushës.

Gjithësesi, shumica në këtë histori mesa duket dhe nga pjesëmarrja në protestë duket se është pozicionuar në krahun e zgjidhjes së problemeve duke komunikuar. E këtu ka vetëm një fitues, studentët! Marrë nga Lexo.al

Next Post

Berisha i urryeri i studentëve në Kuvend si përfaqësuesi i tyre, sulmon socialistët: I mbyllët derën e arsimit të varfërve (universitetet kioska)! Mjerë ju, ky është vetëm fillimi

Deputeti "gjysmagjeli" i trimëruar Endri Hasa, apo mbiemri më i urryer i Elbasanit!

Spiropali ‘shkund’ demokratët: Jeni burreca, ju që fshitë serverat e klithmave të 21 Janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved