• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

“Teleferikët” në Shqipërinë e vitit 1916! Si u ndërtua linja Shëngjin-Vorë dhe linja mbi Vjosë

December 21, 2018
in Kuriozitete
        
 

Periudha 1913-1920 ka qenë një periudhë paqendrueshmërie e pushtimi për Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe, në territorin e Shqipërisë do të kalonin ushtri austriake, franceze, italiane etj.

Gjatë qëndrimit apo kalimit nëpër Shqipëri, ushtritë do të përballeshin me probleme të theksuara të komunikacionit; me mungesë urash, rrugësh e mjetesh transporti të cilat duhej t’i ndërtonin nga fillimi. Transporti i logjistikës do të detyronte ushtrinë e huaja të ndërtonin nga fillimi rrjetin e transportit; pra një rrjet komunikacioni vetëm për qëllime ushtarake.

Si rrjedhojë, në ultësirën perëndimore do të ndërtoheshin hekurudha për dekovilët (të ngjashëm me trenat) si dhe teleferikë që shërbenin për transportimin e materialeve të luftës, ushtarëve, furnizimeve ushqimore etj. Vija më e njohur e teleferikut ishte Shëngjin-Lezhë-Vorë, 40 kilometra i gjatë dhe do të shërbente për transportin e municioneve e ushqimeve madje dhe të trupave.

Po ashtu, teleferikët do të përdoreshin si mjete transporti mallrash e njerëzish edhe në zonën jugore të vendit që administrohej nga forcat franceze e italiane. Në arkivën franceze ekziston një foto e teleferikut që transporton 2 persona, njëri ushtarak e tjetri civil, sëbashku me punonjësin e teleferikut që duket. Referuar arkivës franceze, fotoja që sjell “SCAN” është bërë në rajonin e Vlorës në dhjetor të vitit 1916 nga fotografi Robert Vaucher dhe ka nënshkrimin “Në frontin e Vjosës (dhjetor 1916). I dërguari ynë special vijon udhëtimin e tij me “teleferik”.

Teleferikët që do të përdoreshin për qëllime ushtarake do të ekzistonin deri në vitin 1918-1919, periudhë në të cilën forcat ushtarake tërhiqen nga Shqipëria pasi ka përfunduar lufta.

Në kujtimet e tij, Sejfi Vllamasi në ato vite politikan aktiv e i njohur do të shkruante për situatën e komunikacionit në Shqipëri duke e konsideruar një “plagë”. Në këto kujtime ai përmend ekzistencën e teleferikëve që lidhnin Lezhën me Vorën. “Gjatë Luftës së Parë Botërore Austria kishte bërë rrugët me karakter provizor Shkodër-Vorë-Llogara-Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë-Vlorë.

Turqia nuk kishte lënë rrugë automobilistike. Rrugët Manastir-Korçë-Janinë dhe Gjirokastër-Janinë ishin vetëm rrugë për karrocë e të prishura prej kohe. Ndonjë rrugë tjetër, si edhe dekovilat Vorë-Lushnje e teleferikët Lesh-Vorë kishin karakter lokal e të përkohshëm dhe qenë prishur menjëherë. Edhe vetë rrugët kryesore të mbetura nga Austria e Italia donin riparime të mëdha” shkruan Vllamasi në kujtimet e tij.

Praktika e ndërtimit të teleferikëve ishte një praktikë e ndjekur edhe në vende të tjera nga ushtria austro-hungareze e ajo franceze gjatë Luftës së Parë Botërore. Edhe në Mal të Zi e Maqedoni gjatë periudhës së luftës do të ndërtoheshin teleferikë për qëllime ushtarake në vitin 1916.


        
 
Next Post

Sigurimi i Shtetit, nga sovjetikët deri te vetëizolimi

Drita Pelingu, 83 vitet në skenë të divës shqiptare –

“Fjalët e keqdashësit janë si qymyri. Po s’të dogjën, të nxijnë!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In