Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ndodhet në një konference shtypi ku po sqaron vendimet e marra per studentet. Kryeministri Rama dha shifrat konkrete per tarifat. 100% per te gjithe ekselentet, plus burse. Bursa rritet ne 100 mije leke ne muaj ndersa ekselenca do te zgjerohet zgjerohet nga vetem mesatarja 10 tek ajo mbi 9.
Mbulim 100% nga shteti plus burse te shtuar per studentet familjet e te cileve jane te perfshire ne ndihmen ekonomike apo jane pjese e grupeve ne nevoje. 50% te tarifes per te gjithe studentet e tjere, nderkohe qe nga shtatori i vitit qe vjen, studentet qe te mbajne 50% bursen duhet te kene mesatare mbi 6.
Ndersa pjesa tjeter e studenteve, do te kene pergjysmim te tarifave, pra 50 %. Ne master, 50% tarife per studentet me mesatare 10, plus ndihma ekonomike dhe grupet ne nevoje.
‘Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi diskutuar dhe marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet. Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.
Për përcaktimin e kriterve për bursat për studentët e shkëlqyer, së treti kemi ndryshuar vendimin 288 për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore që lidhet me ciklin e parë, të dytë dhe profesional me kohë të plotë dhe kemi ndryshuar vendimin për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Këto shpjegohen në këto terma; kemi studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që marrin financimin e plotë dhe studentë nga familje me ndihmë ekonomike , të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh. Bazë për të mbështetur 100% subvenscionuar tarifën, për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë u vendos që kjo të bëhet drejtpërdrejt nga qeveria.
Së dyti studentët me notë mbi 9 do të fitojnë 100% tarifë nga qeveria dhe po ashtu në cdo program studimi do të përfitojnë bursë 10 mijë lekë të reja. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë. Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së regjistrimit drejtpërdrejt, që deri tani e paguanin të plotë. Të gjithë studentët aktualë në pjesën e mbetur të këtij viti edhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë shteti. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se detyrimet financiare do i mbulojë qeveria.’, tha Rama
Mbledhja e sotme e Qeverisë kishte në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin”.