Gjatë ditës së sotme ish kryeministri, Sali Berisha lëshoi akuza të forta në drejtim të Artur Meçollarit, i cili është njëri nga personat që do të negociojnë kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ish kryeminitri u shpreh se Meçollari është spiun dhe për këtë arsye u largua nga forcat e armatosura në vitin 2012.
Këto diskutime janë zhvendosur në rrjetet sociale, ku deputeti socialist Erion Braçe shkruan:
Sali Berisha duhet të kuptojë se marrëveshja e tij me Karamanlis ka vdekur! Kujt i thërret Sali Berisha me gjyqin në arbitrazh apo Hagë për marrëveshjen e vdekur?
Greqisë! Shqipërisë jo!
Artur Mecollari ish komandanti që shpëtoi bazën e “Kepit të Palit” nga shitja korruptive! Ja çdi unë!
Unë e kuptoj hallin që e ka zënë Sali Berishën!
Por, nuk kuptoj kujt i thërret Sali Berisha me “zgjidhjen” për të dërguar në Arbitrazh apo në Hage, marrëveshjen mes tij dhe Karamanlis!
Shqiperise?
Jo!
Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë e ka vrare atë marreveshje!
Për Shqiperinë, nuk ka marrëveshje deti me Greqinë!
Ateherë?
Greqisë doemos!
Thjesht për kaq,
Sali Berisha duhet te ndalet.
Ka bere mjaft atëkohe,
beri nje marreveshje që i hiqte Shqiperisë 354.4 kilometra katrore në Jug të vendit.
Tani boll!
Në Greqi partnerët e tij janë në opozitë.
Greqia zyrtare ka pranuar se marreveshja nuk është më,
ka vdekur!
Nuk e ngjall dot as Sali Berisha këtu e as Dora Bakojani atje!
Marreveshje te re nuk ka ende.
Sali Berisha mund të akuzoje gjithe diten cilindo se ka shitur detin sërish, por marreveshje nuk ka akoma.
Thënë kete,
ata qe duhet te negociojne nje marreveshje te re,
kane një roje me shumë, Sali Berishen dora vete, por kaq ama.
Ai duhet të jetë “vija e kuqe”, mjafton të mos perserisin ate!
E fundit, e degjova sot te akuzonte një ish ushtarak,
Artur Mecollarin si spiun të “agjenturave të huaja”!!
Po e lë menjane faktin se ai eshte një nga denoncuesit e marrëveshjes Berisha-Karamanlis.
Unë zoterine e njoh si emer, nuk e kam takuar kurre.
Bashke me dy miq të mire, gazetare ne Durres,
në fund te 2011-tes mesuam se baza detare e Kepit te Palit,
po dilte nga Plani i Përhapjes se Ushtrise Shqiptare se baze detare.
Per ne kaq do te thoshte shume.
Ne nje rast te ngjashem, me klubin Partizani, nje vendim i tille,
pasohej nga “shitja” e prones ushtarake-sic ndodhi ne ate rast.
Artur Mecollari, atekohe zevendes komandant i Forcave Detare ishte ushtaraku që tha “Stop”, refuzoi vendimin per ta nxjerre bazen detare nga Plani i Perhapjes së Ushtrise, kërkuar me ngulm nga ministri i kohës dhe kryeministri Sali Berisha.
Kaq për tani!