1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

“Nuk e ndryshuam dot botën … e për inat të saj nuk ndryshuam as veten”/Dy vjet pa Bujar Lakon, poezia e mikut për aktorin

December 27, 2018
in Nostalgji
        
 

“Dy vjet pa ty. Nder i madh të përulem para teje miku im”. Kështu shkruan aktori Laert Vasili, poshtë fotos ku të dy janë duke interpretuar në veprën “Kush e solli Doruntinën. Lako u shua dy vjet më parë duke lënë pas një boshllëk në teatrin dhe kinemanë shqiptare. Lako e nisi karrierën si aktor në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i regjisorit Gëzim Erebara dhe “Përballimi” i Viktor Gjikës.

Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez. Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj.

Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” . Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin “Ballë per ballë”.

Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat “Gjeneral grarnafoni” dhe “Ballë për ballë”.

Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur”. Në vitin 1985 fiton titullin “Artist i Merituar”. Në vitin 2005 ka marrë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku.

Ky është cmimi më i madh i marrë nga një aktor shqiptar në një festival të kategorise A. Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga presidenti i Republikës. Miku i tij poeti Artan Gjyzel Hasani i ka kushtuar njw poezi tw cilwn po e botojmw mw poshtw.

DY VJET PA TY

Kujtimit të Bujar Lakos nga Artan Gjyzel Hasani

Dy vjet pa ty, miku im, dy, “Nuk janë shumë”, më thua ti që përtej, dhe ditët ikin si xhirimet e një filmi, ku unë të kërkoj e nuk të gjej…

Por kur bie mbrëmja marr udhën për te ty se yjet… ti e di…duken veç në errësirë dhe ashtu… munguar…nga malli përpirë tymosim kujtime dhe gjerbim vetmi……

E dimë mirë tashmë vendtakimin tonë, e nuk pyesim më “Ku do të shihemi sonte?” te ty vihet veç nga një rrugë, mik i mirë, udha ku gjurmët as fshihen e as ndoten…

E doje shumë të Mirën, mik i mirë por Shëmti e botës ishte aq e madhe dhe Gëzimi i jetës si nyje lidhur e kur E Bukura kalonte pranë nesh, “nuk qenka fort e keqe”, thoje , më vështroje dhe buzëqeshje hidhur…

Jo rrallë shtrënguam duart që s’duhej duar shpirtrash të njollosur kur nderi kishte baltë ndër flatra, e mban mend?

Ika të laj duart në ndonjë rrëke, thoje në ato kohëra ku as burimet nuk ishin të pastra…

Më mungon një e shtunë apo e dielë me kafenë e ngrohtë dhe pijet që donim kuvendimet tona dhe zëri yt i thellë ku mbyteshin hallet që s’dinin të notonin…

Nuk e ndryshuam dot botën, miku im, e për inat të saj nuk ndryshuam as veten por mbetëm dëshmitarë të çka iku pa kthim dhe dy miq të mirë për njëri tjetrin…

Do pi një gotë për ty sonte, miku im, në kujtim të çdo gjëje që më fale aq bukur në kujtim të çasteve që nuk mund të harrohen

Gëzuar, Bujo, se nuk ka ikje pa kthim, si vdekatarë të gjithëve na bluan dheu, por shpirtrat e mëdhenj takohen…

Natën e mirë, edhe për sonte…mik i shtrenjtë më i pranishëm se kurrë me mungesën tënde me tingujt e heshtjes që më çojnë aq lehtë në të tjera kohë… në të tjera vende…

27 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)


        
 
Next Post

Intervistë e policit që humbi jetën sot në Istog për mediat francez, në kohën kur ishte në UÇK (Video)

Kur Albin Kurti mbante fjalim në shtëpinë e hajnit të ekze.kutuar në Istog

Mesazhi i ndjerë i Dom Gjergj Metës për kazanin e shpifjes për 17-vjeçaren: “Mos ia vdisni nënën, e as të atin mos…”/

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com