• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Me ty u futëm në histori, pa ty do t’i bëjmë nder historisë

February 27, 2018
in Aktualitet, Blog

Nga Mira Kazhani

Nuk jap dot këshilla për një punë që s’e bëj vetë, por kur pashë degradimin e Sali Berishës përpara një gazetari, kushdo qoftë e sidoqoftë ai, prita që gazetarja Eni Vasili ta mbyllte emisionin.

Ndoshta edhe e ka menduar, po pak rëndësi ka.

As marr përsipër t’u jap mend kolegëve, por në hapësirën time në Tiranapost.al jam në liri të plotë për të nxjerrë nga goja një mendim që ka kohë që e kam: Sali Berisha nuk mund të ftohet më nëpër panele, nuk mund të postohen më statuset e tij.

Dje paradite e dëgjova, sigurisht, deklaratën e tij për emrin e njërit prej negociatorëve.

Sikur mos të kisha thënë një orë më parë: Prisni kur të dalë Berisha dhe të shajë kë të mundet, me video, me dosje, me gra, fëmijë, spiunë…  dhe ndodhi.

Reporterët e rinj të Tiranapost.al më panë si profete. Kushedi, kanë pandehur se kur të rriten do bëhen edhe ata kaq intuitivë.

Nëse e kanë menduar kështu, e kanë totalisht gabim: Sali Berisha nuk sillet më si njeri normal dhe po del jashtë çdo parashikimi. Për Berishën, instiktet nuk hyjnë më në punë.

Është një kasetofon me 10 fraza, 10 teza, një mënyrë: shkaktari kryesor i shprishjes së shoqërisë shqiptare nga vlerat.

Një burrë i vjetër, që del e bën muhabete grash, seksi, skandalesh. Njeriu i të gjitha shanseve dhe i po të gjitha fatkeqësive shqiptare. Nuk e ndaj dot keqardhjen për fundin e një burri shteti, që u bë burrë lagjesh, nga revolta dhe padurimi i përbindëshit në të cilin jeton sot Berisha.

Sigurisht, dje nuk e postova Doktorin. Është një vendim personal/profesional për të mirën e lexuesit. Berisha nuk na informon. Berisha nuk na bën mirë. Berisha nuk na do më.

Ndoshta dikur mund të ketë qenë ndryshe, por sot ai është i pamundur dhe i vetmi shpëtim është të mos e postojmë.

Të mos e ftojnë më në studio, se është provokim për qytetarët.

Dhe për këdo që sot mendon se ka parë sherr, se audienca dhe klikimet ishin për Berishën, është po aq i mjerë sa shpirti i lodhur i liderit historik të PD-së.

Sot, përfundimisht e di, që, veç lajmeve fake, porno, në listën e lajmeve të ndaluara është zyrtarisht edhe Berisha.

Ndoshta historia do na gjykojë një ditë edhe ne gazetarëve, më shumë për atë, ata dhe ato ç’ka nuk postuam, se atë që postuam online.

Next Post

Deputeti i PD i kthehet Berishës: Meçollari spiun? Di që është trajnuar nga amerikanët

Juncker shmangu takimet me Bashën e Kryemadhin, mesazhi i qartë për opozitën

Marrëveshja detare në dorën e përfituesit të “Kryqit të Artë” të Greqisë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved