• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Jam gay, e provova me Mariglenin në Skrapar”, Enkel Demi: Ta gjuajmë Muç Nanon me gurë, se e ka pak

January 17, 2019
in Aktualitet, Blog

Nga Enkel Demi

E mora Muçin në mëngjes në telefon dhe i thashë: “Se mos nis i sqaron…”. Atë mendje kishte.

Muç Nano ka vazhduar me projektin e tij “one man show” dhe kësaj here erdhi me një shfaqje, ku merret me tabutë e seksit, të cilat më së shumti i përkasin një brezi që është rritur në provincën e izolimit.

Kjo gjeneratë ka nisur të flasë shkoqur për këto tabu, pasi ka bërë një luftë 25 vjeçare për të dalë mbi komplekset.

Natyrisht, të shkosh në një sallë teatri e të dëgjosh 90 minuta Muçin që shpalos bindjet, kulturën, cinizmin, humorin, natyrën e tij zevzeke, nuk do të thotë që ti bie dakord me të, përkundrazi.

Por, duhet të çmosh guximin që ai ka për të eksperimentuar në një lëmë, ku të tjerët të fshehtat dëshirojnë t’i mbyllin në një mijë sepete.

Prandaj, njerëz si Muç Nano duhen çmuar, sepse këtij vendi nuk do i bëjnë kurrë dëm, përveç se do e provokojnë të hyjë në debate, të çelet ndaj inferioritetit.

Kështu, të marrësh sot provokimin e tij me Maringlenin dhe ta kthesh në të vërtetë, kur kush e ka parë shfaqjen, e cila është dhënë edhe në televizion mos gaboj, e kupton rrenën. E pas kësaj gënjeshtre qëndrojnë gjithë ata që hedhin gurin e fshehin dorën, masturbatorët e mendimit, ata që po të ishte kohë tjetër me fjalime të nxehta do të dënonin në mbledhjen e Frontit Demokratik të rinjtë me basetat poshtë kockës së partisë.

Po pse e shpikën tani këtë gjë, kur shfaqja e Mustafait ka qysh në vjeshtën e shkuar që është bërë? Tani vetëm sa u rikthye në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Natyrisht, janë qëndrimet e tij në publicistikë dhe televizion që bezdisin.

Unë personalisht nuk e pëlqej, por fare, fare faktin që nganjëherë ky njeri merr në mbrojtje kastën që është në pushtet.

Madje, ka kohë që mendoj se njerëzit që i dalin në mbështetje klikës po i japin vetes përmasën e “kolaboracionistit”.

Por, ky është mendim personal, me gjasë jo i duhur për plot të tjerë, por këtë qëndrim më duhet t’ia them Muçit në sy dhe jo vetëm atij.

Pa dyshim që kjo dasi thelbësore me të nuk më josh që të nisë një koloni ndëshkimore ndaj këtij njeriu e ta çoj deri tek “pederastia”. Përdora këtë term, se kështu i thuhej në brezin e provincës së izoluar të asaj bote. Madje, jam i sigurtë që Mustafai nuk do e kishte aspak problem dhe po të ishte “homoseksual” si i thonë në provincën e sotme, sërish të izoluar.

Vendosja e Muç Nanos në tabelë qitje nuk është se ndodh për të parën herë, sepse ai e ka marrë parasysh rrezikun, teksa bën provokatorin. Ata që nuk kuptoj unë janë soji që e gjuan pas ferrës, thua se kanë dalë me gjujt’ për çifte dhe u shkoi huq dita, sepse panë allatet e Maringlenit./27.al

Next Post

Ndërtohet moli i ri i varkave tek Parku i Liqenit

Oferta që vjen nga Italia, me 1 euro mund të bëhesh pronar i një shtëpie me pamje mahnitëse nga Mesdheu

Kujt i duhet shkolla?! 16-vjeçarja braktis kolegjin dhe tani fiton 1 milionë paund në vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved