• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Dekani i Drejtësisë inkurajon zhbllokimin e fakultetit: Studentët më kanë dorëzuar peticionin për fillimin e mësimit, të ngujuar dhe jo studentë

January 17, 2019
in Aktualitet, Debat

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, ka folur për mediat rreth situatës në këtë fakultet, ku një grup i vogël studentësh politik, prej ditësh pengojnë mësimin për të gjithë studentët e tjerë si dhe vazhdimin e procesit të dorëzimit të dokumentacionit nga studentët për tarifat dhe bursat.

I pyetur nga ATSH rreth kësaj situate ku disa studentë janë të ngujuar brenda ndërsa te tjerë presin të zhvillojnë mësim jashtë, Hoxha është shprehur se ai është në të njëjtën linjë me UT, pra qe procesi duhet te vazhdoje normalisht qe zgjidhjet te vihen ne jete dhe te mos penalizohen te gjithe ata qe duan te bejne mesim e qe jane pjesa derrmuese e studenteve.

Hoxha thotë se ditën e sotme ai ka marrë nga studentët që janë shumë më shumë se ata që janë ngujuar e kanë bllokuar fakultetin, një shkresë (peticion) të firmosur për vazhdimin e mësimit.

Dekani shprehet se sa më shumë humbin orë mësimi studentët nga ky bllokim, aq më shumë do të shtyhet viti akademik, i cili do të dështojë nëse nuk zhbllokohen ambientet.

Duke folur për kërkesat e studentëve të ngujuar ndaj Universitetit, Dekani Hoxha u shpreh se ata kanë pranuar kërkesat e tyre dhe po iu jepet zgjidhje dhe se është diskutuar me ta që të mbajnë një pjesë të ambjenteve që nuk cënojnë procesin mësimor apo shërbimet që Universiteti duhet të japë për studentët, në mënyrë që pjesa tjetër që duan të zhvillojnë mësim të ushtrojnë të drejtat e tyre.

Por, Dekani Hoxha teksa konfirmon se është në komunikim të vazhdueshëm më ata që kanë bllokuar Fakultetin, thotë se aty nuk janë vetëm studentë të këtij fakulteti, por edhe studentë nga fakultete të tjera apo edhe persona që nuk janë studentë. E thënë këtë nga dekani Hoxha, mund të kuptojmë se bllokimi po bëhet nga persona të jashtëm në bashkëpunim me disa brenda, për interesa mesa duket politike, edhe pse dekani Hoxha shprehet se ai personalisht nuk ka kërkuar të mësojë diçka të tillë.

Duke iu përgjigjur akuzave të PD se Hoxha po bën presion ndaj studentëve, ai u shpreh se ai nuk bën komente politike dhe se për akuzat e PD, mund të pyeten studentët. Më tej ai shprehet se ai ka si shqetësim universitetin e jo akuzat politike, ndaj ju bën thirrje studentëve që të fillojë normalisht procesi mësimor.

Hoxha tha gjithashtu se janë pranuar kërkesat e studentëve që kanë të bëjnë me shtyerjen e afatit të provimeve, mos-penalizimin nga mungesat etj, që në datë 10 janar.

Dekani i Drejtësisë thekson gjithashtu se UT ka përshëndetur protestën e studentëve dhe ju ka kërkuar atyre që të kthehen në auditorë e të mos pengojnë mësimin dhe të mos humbin asnjë orë mësimi sepse vetëm kështu, sepse kjo e vështirëson realizimin e kërkesave të tyre që thamë më lart.

INTERVISTA E PLOTE:

Next Post

Mbyllja me forcë e Fakultetit të Ekonomisë/ Studentët: Kjo është dhunë dhe e turpshme

Oxhaku, Vali Bizhga dhe… hipokrizia e opozitës

Ministrat e rinj të Ramës në Presidencë, ja detajet e ceremonisë së betimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved