• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Historia e jashtëzakonshme shqiptare: Këtu u flijua një fëmijë dhe mbiu një pemë

March 3, 2018
in Blog

Nga MIRANDA SADIKU

“Kjo madhështi lindi nga flijimi i një foshnjeje me një lende dushku në grykë. Nëna dhe babai bënë të pamundurën për foshnjën e tyre të vogël që ta kthenin përsëri në jetë, por jo…!

Foshnja do të ishte krijesa e kësaj peme madhështore, që populli e mbron, i shërben dhe e respekton si të ishte një gjë e gjallë këtë monument natyror me shumë vlera”.

Ky epitaf varur në trungun e dushkut është kontakti i parë mes vizitorëve të huaj dhe vendës, në lidhje me mitin e lashtësisë së kësaj peme, që shfaqet si një simbol i përjetësisë.

I ka kaluar të 700 vitet dhe ndodhet mes fshatrave Dërstilë dhe Shelcan.

Buzë rrugës në fshatin Lleshan, Dushku i Lleshanit, është kaq i përhapur si mit, si rrjedhojë e një historie që ndodhet midis legjendës dhe reales.

Dushku i ka hapur degët e tij në një fushë të madhe dhe pret çdo kalimtar të rastit për t’u ulur nën hijen e tij, si dhe për të shijuar ujin e ftohtë që rrjedh shumë pranë.

 

LEGJENDA E FOSHNJES

Një mesoburrë i quajtur Nikolla, është ulur pranë dushkut dhe në dorë mban ende një cigare, edhe pse duket se ka kohë që është fikur.

Mban mend nga gjyshi dhe stërgjyshi i tij shumë detaje nga historia e këtij dushku pesëshekullor.

“Rreth 700 vjet më parë, një çift të rinjsh bashkë me djalin e tyre 3 vjeç, vinin nga zona të thella të Zavalinës për të shkuar në Lleshan, apo ndoshta më poshtë në Shelcan.

Të rraskapitur nga rruga në këmbë, ata ndalen në këtë dushk, i cili ishte shumë herë më i vogël se ky.

Nën hijen e tij përpiqen të pushojnë sadopak për t’iu kthyer sërish rrugëtimit të gjatë.

Të lodhur dhe të etur për ujë, çifti për një moment e largon vëmendjen nga djali.

Ai gjeti një lende dushku me të cilën po luante.

Pa e ditur rrezikun e i uritur, vogëlushi e përtypi atë dhe gjithçka merr fund këtu….

Prindërit e tij vendosën që ta varrosin shumë pranë këtij dushku, ndërsa pema u pre.

Rezultate imazhesh për "dushku i lleshanit"

 

HISTORIA VAZHDON…

“Një gropë e vogël dhe një gurë mbi të tregonte se këtu prehej një djalë 3-vjeçar.

Por nuk kaloi më shumë se një vit dhe, për çudi, një filiz mbiu pikërisht nga varri, mbi trupin e djalit 3-vjeçar….

Sipas Nikollës, gojëdhënat thonë se lendja që fëmija përtypi, mbiu në barkun e tij, hapi rrënjët thellë në tokë dhe një dushk i madh u rrit pikërisht mbi trupin e njomëzakut.

E veçanta është se, për shkak të klimës, në zonën e Shpatit rrallë sheh dushqe, këtu nuk mbillen pemë të tilla dhe ky dushk është një ndër të vetmit që vazhdon të jetojë e të gjelbërojë në çdo stinë.

Dhe gojëdhënat thonë se “më pas me amanetin e tyre, prindërit e djalit u varrosën pranë këtij dushku, e kështu me radhë të gjithë pjesëtarët e familjes.

Tashmë rreth tij ndodhen shumë varre të cilat prehen nën krijesën e foshnjës.

Të moshuarit e rrëfejnë si një legjendë, por historia ruhet ashtu si është, nuk ka  deformime, veç fjalë e fjalë, të paharruara për 500 vite.

E sa e sa vite e shekuj do të kalojnë, dushku tregon se nuk do të plaket kurrë.

Kurdo që të shkosh, ai është i njëjtë, i gjelbër, i cili të fton vetiu të ulesh pranë tij dhe të bisedosh me të, duke pirë një cigare apo ujin e ftohtë, i cili nuk dihet se nga vjen.

 

“DUSHKU I LLESHANIT”, MONUMENT NATYROR

Në vitin 2002, dushku është shpallur monument natyror, për nga vetë vlerat që ka.

Gjëndet në fshatin Lleshan, pranë rrugës për në Gjinar, komuna me të njejtin emër në rrethin e Elbasanit; në një shpat mali me lartësi rreth 1000 mbi nivelin e detit.

Përfaqëson një dru lisi të veçuar, me formë të rregullt dhe në gjëndje të mirë.

Lartësia e tij është rreth 21 m, diametri i trungut 120 cm, perimetri i trungut 240 cm

Next Post

“Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi”

Grida, Ervini, Klevisi, Petriti dhe ‘Shqipëria e zezë’

FOTOT: Kur Berisha shkrumboi gazetën “Koha Jonë”, Gent Shkullaku: Disa ngjarje thjesht nuk harrohen!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved