• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Raporti/ Përkeqësim i të drejtës për informim, “rekord negativ” i kohës për kthim përgjigje

January 28, 2019
in Aktualitet

Një raport i Qendrës Respublica ‘Për të Drejtën e Informimit” në vitin 2018, vë në dukje se ende mjaft institucione nuk kanë plotësuar programin e transparecës, ndërsa koha mesatare e kthimit të përgjigjeve është rritur me 13 ditë, duke vënë “një rekord negativ”.

Nga Vladimir Karaj

Katër vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për të Drejtën e informimit” një numër i madh institucionesh vijojnë të mos kenë programe transparence, ndërsa megjithë detyrimin ligjor për përgjigje brenda një afati 10 ditësh pune (rreth 14 ditë kalendarike), kohëzgjatja mesatare e përgjigjeve nga institucionet në vitin 2018 është 26 ditë, një përkeqësim me 13 ditë nga viti i kaluar.

Gjetjet u bënë publike të henën në një raport të përgatitur nga Qendra Respublika me mbështetjen e Civil Right Defenders. Raporti “E drejta e informimit 2018”, që u prezantua nga avokati Dorian Matlija dhe Irena Dule, vë në dukje përkeqësim të zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit, ndërsa theksohet se kohëzgjatja për kthimin e një përgjigje ka “arritur një rekord negativ”.

Matlija vuri në dukje se koha mesatare prej 26 ditësh e konstatuar prej monitorimit të tyre për 100 institucione, është më e lartë edhe se ajo në vitin 2013 kur ligji parashikonte 40 ditë për kthim përgjigje. I pranishëm në diskutim gazetari Artan Rama tha se kohëzgjatja i bënte herë pas here të panevojshme informacionet.

Raporti, në të cilin përfshihen edhe 9 rekomandime kryesisht për Komisionerin e të Drejtës së Informimit, vë në dukje se 99 për qind e institucioneve të monitoruara nuk e kanë funskional regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve. Matlija theksoi se ky rregjistër do të mundësonte që informacione të publikuara një herë të ishin të aksesueshme në vazhdim, por kjo nuk ndodhte.

Raporti ndërkohë sugjeron masa administrativeme gjobë nga Komisioneri. Sipas raportit me gjithë numrin e lartë të ankesave, masë administrative kishte pasur vetëm në katër raste. Po ashtu në raport sugjerohet se nuk ishin marrë masa as ndaj shkelësve përsëritës të ligjit si Bashkia e Tiranës.

“Është e pritshme të paktën që gjobat të vendosen ndaj shkelësve përsëritës, siç është rasti i Bashkisë Tiranë, kundër së cilës janë dhënë 3 vendime detyrimi për dhënie informacioni në vitin 2018 dhe 4 vendime në 2017, por nuk është vendosur asnjë gjobë”, thuhet nw raport.

Masa administrative raporti rekomandon edhe ndaj atyre institucioneve që ende nuk kanë plotësuar ‘Programin e Transparencës”. I pranishëm në takim Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, tha se institucione kishte mungesa në personel dhe po ashtu kërkohej kohë për një zbatim më të mirë të ligjit.

Next Post

Ironia/ Thërrasin në protestë popullin "barktharë", organizatorët e tubimit hanë e pinë sa nuk plasin nëpër restorante

Horoskopi ditor, e martë 29 janar 2019

Bllokimi i Juridikut nga militanto-studentët: Ministrja Besa Shahini siguron ambiente jashtë universitetit për të shmangur përplasjet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved