• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pas përzgjedhjes së prokurorëve të SPAK, nis menjëherë ngritja e Byrosë së Hetimit, ja rruga që do ndiqet

February 3, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Ndërkombëtarët kanë gati terrenin për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha dy ditë më parë se në qershor SPAK është gati. Por sipas parashikimeve ligjore, pasi Prokuroria e Posaçme të nisë punën, fillon ngritja e Byrosë së Hetimit.

Fillimisht do ngrihet një komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, të cilët, pas një procesi rekrutimi të hapur dhe transparent, rekomandojnë një kandidat për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë. Më pas, drejtori bashkë me kreun e SPAK nisin rekrutimin e hetuesve. Por terreni është gati dhe pritet vetëm zyrtarizimi i SPAK. Sipas raporti vjetor të Euralius, plani për BKH është gati dhe për të kanë kontribuuar shumë agjenci ndërkombëtare.

“Ekspertët e EURALIUS dhe PAMECA V kanë marrë pjesë në disa takime me grupe pune në ambientet e ambasadës së SHBA në Tiranë, të organizuar nga ICITAP e OPDAT. Takimet u fokusuan në ngritjen e Byrosë së Hetimit, siç parashikon Neni 57 paragrafi 9 i ligjit për organet e luftës ndaj korrupsionit, për kushtet e punës, afatet e llogaritura për krijimin e SPAK, llogaritjen e riskut, sigurimin e poligrafi, për mjetet e komunikimit, pajisjet e përgjimit etj.

Në lidhje me aktivitet e donatorëve, OPDAT e ICITAP kanë sjellë propozime për rrogat e 120 punonjësve SPAK, duke përfshirë dhe 10-15 prokurorë. Për pajisjet e përgjimit, PAMECA llogarit një kosto prej 1.4 milionë euro. Qeveria ka parashikuar në total 1 miliard lekë për krijimin e institucioneve të drejtësisë, fond ky që nuk përfshin kostot operacionale”, thuhet në raportin e EURALIUS.

Aty tregohet hapur se puna për ngritjen e SPAK ka nisur dhe organizata ndërkombëtare po përgatisin terrenin për arrestime VIP. Shumë shpejt në Tiranë do të vijë pajisja e poligrafit, ose e njohur si makina e të vërtetës dhe pajisje të ndryshme përgjimi. Personat që do rekrutohen në këto institucione do i nënshtrohen testit të makinës së të vërtetës dhe amerikanët në bashkëpunim me BE kanë filluar përzgjedhjen e pajisjeve.

Next Post

Zbardhet plani amerikan për ndryshimin e kufijve, Kosova merr Preshevën, Mitrovica “zonë speciale” Ja çfarë do ndodhë me Trepçën e Bujanovcin

Gjyq pas publikimit të pasurisë, shpërthen Paloka dhe bën deklaratën e fortë: Nuk kam folur ndonjëherë për babanë tim, por...

Shtrëngata shiu dhe erë e fortë, mbyten 5 anije në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved