• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjyq pas publikimit të pasurisë, shpërthen Paloka dhe bën deklaratën e fortë: Nuk kam folur ndonjëherë për babanë tim, por…

03/02/2019
in Aktualitet, Debat
153       
 
153
Shares

Edi Paloka ka paralajmëruar sërish Carlo Bollinonpasi gazeta që ai drejton publikoi në një artikull dy ditë më parë deklaratën e pasurisë së tij.

Pasi e paralajmëroi se do ta hedh gazetën në gjyq, Paloka i tërheq sërish vëmendjen Bollinos përmes një statusi në rrjetet sociale, duke e cilësuar artikullin spekulim për t’i shërbyer shefit të tij politik.

“Po mund të kishte pyetur dhe dhjetëra kolegë gazetarë sportiv që prej atij “pensionistit” janë vlerësuar për vite me radhë , me një çmim dinjitoz si çmimi “Anton Mazreku”, apo shkrimtarë të rinj me çmimin “Zef Serembe”.

Po të pyeste , Bollino do mësonte se ai “pensionisti” nuk ka ndihmuar vetëm të birin, po dhe dhjetëra njerëz në nevoje”, shkruan ndër të tjera Paloka.

Reagimi:

Nuk kam folur ndonjehere per babane tim sepse as ai nuk do e kerkonte nje gje te tille, por jam i detyruar prej Carlo Bollinos i cili kerkon te justifikoje me nje shenim te djeshem, spekullimin ne gazeten e tij me gjoja padijen e tij per babane tim qe e quan “pensionist” me aq shume para.

Me qe e pranon vete se ka mbi 20 vjet qe me njeh, si “profesionist” , minimalisht ai e di qe duhej te me pyeste mua per ato qe e “cudisnin” dhe mos spekullonte per ti sherbyer shefit te tij politik.

Po mund te kishte pyetur dhe dhjetra kolege gazetare sportiv qe prej atij “pensionistit” jane vleresuar per vite me rradhe , me nje cmim dinjitoz si cmimi “Anton Mazreku”, apo shkrimtare te rinj me cmimin “Zef Serembe”.

Po te pyeste , Bollino do mesonte se ai “pensionisti” nuk ka ndihmuar vetem te birin , po dhe dhjetra njerez ne nevoje. Vetem spitalit te Lacit , qarkut ku une do behesha deputet me pas, i kane shkuar si ndihma ne pajisje te reja prej atij “pensionistit” gati 200 mije euro. Mijera euro jane investuar me ndermjetesimin e tij dhe nga bashkombas te Bollinos, ne Universitetin Politeknik apo ate Bujqesor. Prej atij “pensionistit” jane ndertuar shkolla ne Kosove e ndihmuar institucione arsimore shqiptare ne Maqedoni, etj, etj qe ai nuk ka dashur te permenden kurre, por prape Bollino mund ti gjente ne faqe gazetash.

Keshtu qe mos u perpiq te justifikohesh me “habine” ti qe nuk je “habitur” se si shefi yt qe hyri ne politike (sic ka deklaruar vete) me 3 mije euro sot eshte shpallur nga OSBE me nje pasuri te pakten prej 200 milion eurosh. Ti qe vazhdon te mbrosh ne menyre te turpshme Ramen pas cdo skandali qe i plas. Ti qe diten kur Zeri Amerikes zbulon se si mafia ka vjedhur zgjedhjet ne Shqiperi, mbush faqet e gazetave me mua…

E shkruajta dhe me pare; per fat te keq , une duhet te jem i vetmi ne politike qe i ka paksuar “pasurite” qe me jane lene trashegim, ndryshe nga ata qe kane hyre me duar ne xhepa ne politike dhe sot jane milionere vetem duke vjedhur.

Prandaj , minimalish duhej te kerkoje falje, ne vend qe te justifikoheshe. Ajo qe bere ishte spekullim i qellimshem Carlo Bollino dhe jo nje pasqyrim “i pafajshem” i deklaratave te mia te pasurise.Po dhe nje here, te jesh i bindur qe as ti e askush tjeter , sado te perpiqeni , nuk do me ndyni dot. Nuk jemi e nuk do te jemi kurre njesoj me “rilindasit “ e tu.


153       
 
153
Shares
Next Post

Shtrëngata shiu dhe erë e fortë, mbyten 5 anije në Vlorë

"O unë o ti në këtë botë", djali i kryebashkiakut ia pret shkurt sekretarit të PS në Vaun e Dejës

Rama i paralajmëroi, Basha bën "të fortin" duke mos pasur asgjë në dorë: Nuk ke asnjë shans të...!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved