• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Trump sfidon republikanët: Tërhiqemi nga luftërat e pafundme në Siri e Afganistan

February 4, 2019
in Bota, Kryesore

Në një sfidë ndaj zërave kundër mes republikanëve, presidenti amerikan Donald Trump rikonfirmoi vendosmërinë e tij për të tërhequr trupat amerikane nga “luftërat e pafundme” në Siri dhe Afganistan, në një intervistë që u transmetua pikërisht këtë të dielë. Por, i nënvizon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në Irak, për të mbikëqyrur…Iranin!

Trump citoi kostot e larta jo vetëm në parà, por edhe në jetë njerëzore, të këtyre viteve luftimesh në Afganistan, teksa argumentoi në favor të tërheqjes së Amerikës nga vendi ku u “kurdisën” sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

“Ka ardhur koha”, tha ai në intervistën për një emision të “CBS”. “Megjithatë, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me talebanët. Ata po kërkojnë paqe, ata janë lodhur siç janë lodhur të gjithë”, shtoi më tej shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Komentet e Trumpit vijnë pas paralajmërimeve të shefave amerikanë të kundërzbulimit, se një tërheqje e nxituar e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe Siria do të lejonte rigjallërimin e Al Kaedës apo grupit të Shtetit Islamik.

Të enjten, Senati amerikan votoi me shumicë dërrmuese në favor të një mase të sponsorizuar nga Mitch McConnel, kreu i shumicës republikane, që bënte thirrje kundër një “tërheqjeje të shpejtë” nga secili prej këtyre dy vendeve.

Por, Trump u shfaq i palëkundur dhe i patrembur nga kundërshtia e rrallë e republikanëve, duke theksuar se premtimi i tij për t’i rikthyer në shtëpi trupat amerikanë ishte “pjesë e rëndësishme” e arsyes përse ai u zgjodh president i SHBA-ve.

Zyrtarët amerikanë po zhvillojnë bisedime në Katar me talebanët, në vazhdën e negociatave për paqe, duke rritur kështu perspektivën e dhënies fund të konfliktit 17-vjeçar.

Sa i përket Sirisë, Trump tha se personeli prej 2.000 trupash amerikanë që asistuan forcat lokale do të mund të largoheshin brenda “pak kohësh”, por theksoi nevojën për të mbrojtur Izraelin “e gjëra të tjera që kemi atje” për ngadalësimin e këtij operacioni, pasi fillimisht njoftoi një tërheqje të menjëhershme.

Ai tha gjithashtu se, shumë shpejt do të njoftojë rimarrjen e 100 për qind të territorit të “kalifatit” që u shpall vite më parë prej grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

“Jemi në kuotën e 99 përqindëshit aktualisht, por do të jemi shumë shpejt në 100%”, tha presidenti, i cili pritej me interes të shpallte një njoftim gjatë adresimit të përvitshëm mbi gjendjen e kombit, ditën e martë.

Next Post

Brexit me trazira?! Plan për evakuimin e Mbretëreshës (Video)

Mot i keq në Itali, evakuohen 200 persona të bllokuar në borë

Përmbytje në Australi, rrezikohen jetë njerëzish dhe prona (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved