• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

‘A e kalon oqeanin me dash’?! Zbulohet e vërteta e mesazhit të Ramës për Berishën, ambasada e SHBA i njoftoi refuzimin e vizës pas ftesave për “Mëngjesin e Lutjeve”

February 8, 2019
in Aktualitet

Zbardhet misteri i mesazhit që kryeministri Edi Rama i përmendi paraardhësit të tij Sali Berisha. Dy javë më parë, Rama deklaroi se Berisha është në hall të madh, pasi ka marrë një mesazh të mistershëm. Gazeta ka mësuar të vërtetën e mesazhit që përmendi kryeministri, i cili një javë më pas i kujtoi Berishës se nuk mund të udhëtojë përtej oqeanit. Burime shumë të sigurta të gazetës bënë me dije se Sali Berisha ishte përgatitur për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë te “Mëngjesi i Lutjeve”.

Ashtu si presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri ka arritur të sigurojë një ftesë përmes Fatmir Mediut. Ky i fundit njihet për miqësinë me amerikanët dhe arriti të sigurojë një ftesë për presidentin dhe për ish-kryeministrin. Si Meta, ashtu e Berisha ishin përgatitur që të shkonin bashkë dhe përmes kësaj vizite të godisnin qeverinë, duke treguar se ata janë me amerikanët dhe administrata e Donald Trump i përkrah. Por plani është thyer në mes nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Kjo e fundit është informuar se nga Shqipëria kanë marrë ftesa Ilir Meta, Pandeli Majko, Fatmir Mediu, Damin Gjiknuri dhe Sali Berisha. Por ambasada i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit, duke i sugjeruar që të mos aplikojë për vizë për të marrë pjesë në këtë ceremoni, pasi atij do i refuzohet viza. Duke qenë se Berisha është ish-kryeministër dhe nëse atij i refuzohej viza zyrtarisht, do të ishte një ngjarje tepër e rëndë, zyrtarë të ambasadës i kanë sugjeruar që të mos aplikojë, pasi ai nuk mund të udhëtojë drejt SHBA. Ky është dhe mesazhi që ka mbërritur në celularin e zotit Berisha, për të cilin foli kryeministri.

Vetë ambasada më pas tha për mediat se nuk i është revokuar viza zotit Berisha. Ligjërisht dhe zyrtarisht atij nuk i është refuzuar, por vetë ambasada i kërkoi që të mos aplikojë pasi nuk mund të hyjë në territorin shqiptar ai dhe familja e tij. Kjo ka bërë që Berisha të tërhiqet dhe të mos figurojë në listën e SHBA si person që i është revokuar viza.

Kujtojmë që një javë më parë Rama e bëri pothuajse të qartë se Berisha nuk mund të kalojë oqeanin nëse ai dëshiron të shkojë. Ndërsa vetë Berisha tha se ka marrë shumë ftesa, por nuk ka dashur vetë të udhëtojë. Në të vërtetë ambasada i ka dërguar atij një mesazh, duke i sugjeruar që të mos udhëtojë. Të vetmit që më pas morën vizat janë Meta, Mediu, Gjiknuri dhe Majko.

Next Post

Prapaskenat: Ja si thirren në prokurori Vasili dhe Manjani! zbulohen prapaskenat se si ish-ministri i Bashës fundosi njerëzit e Kryemadhit në Ministrinë e Drejtësisë

“Urithi” i LSI, që hesht sa e herë i djeg “miza nën kësulë”!

“Do bëhem kamikaze”! Shokon Kryemadhi, me deklaratën e frikshme publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved