• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kiços nuk i duhen kurorat

February 9, 2019
in Aktualitet, Blog
        
 

Nga Skënder Minxhozi

Në fillim iku brezi i vjetër i shkrimtarëve, aktorëve, gazetarëve, skenaristëve, piktorëve, poetëve dhe artistëve. Ajo gjeneratë që themeloi Universitetin, Kinostudion, Akademinë e Shkencave dhe praktikisht të gjitha institucionet e tjera të shkencës, kulturës e artit në vend. Sot po jetojmë ikjen e një brezi tjetër, atij që erdhi pas Budës, Kostallarit, Prosit, Buzës, Daisë, Zadejës e plot të tjerëve dhe që jetoi në të dyja kohët: në diktaturë dhe në demokraci. Është brezi i mikut Kiço Blushi, që përcjellim sot në banesën e fundit me pengun dhe boshllëkun që krijon çdo ikje e dikujt që ka lënë pas emër dhe vepër të spikatur. Ashtu si vetë Kiço, ky brez përshkoi të gjitha peripecitë e gërxhet e kohës, duke marrë përsipër rolin aspak të lehtë të hallkës lidhëse mes dy periudhave kryekëput të ndryshme e kontradiktore.

Do të mjaftonte t’i kujtonim të rinjve e të vjetërve, burrave, grave e deri edhe kalamajve të këtij vendi, se cili qe skenaristi i “Koncert në vitin ‘36” apo i “Çifti i lumtur”, ose autori i “Beni ecën vetë”, për të kuptuar se po ndahemi nga një personalitet i pazakontë dhe krejt i veçantë në panteonin e kulturës shqiptare të 50 viteve të fundit. Publicist me një penë të ndjeshme e ironike, dhe skenarist me diapazonin e batutën e jashtëzakonshme, Kiço Bushi nuk ka nevojë për asnjë kurorë të posaçme dafinash mbi arkivolin e tij. Do të jetojë me filmat, shkrimet e publicistikën e tij, me gjurmën e thellë që la në kinematografinë shqiptare. Kiço Blushi do të kujtohet për qetësinë, maturinë dhe elegancën me të cilën hyri dhe doli në jetën politike e institucionale të Shqipërisë, duke preferuar të jetë një personazh atipik, një pelegrin i vetmuar i rënë rastësisht në një “gropë predatorësh”.

Kiço Blushi ka qenë miku e mësuesi i shumë prej nesh gazetarëve, sot 50 vjeçarë, që kur hidhnim hapat e parë në zanatin tonë në fillim të viteve ’90. I qetë dhe i rezervuar, ai urrente zërin e ngritur dhe banalitetin. Do ta kujtoj si njeriun me të cilin ishte perherë kënaqësi të flisje e diskutoje. Si njeriun që doli rregullisht nga kuadrati gri i mendjembyllurve e meskinëve që gëlojnë ngado në Shqipërinë e 30 viteve të fundit. Lamtumirë i dashur mik!


        
 
Next Post

Komedia e VOA-s së Elez Biberajt, që interviston Ilir Metën, si "News 24" e Irfan Musabelliut

A është “koka” e Ilir Metës në listën “e zezë” të SHBA? Presidenti i tmerruar nga Uashingtoni, thirrje të fortë për mohimin e vizave amerikane

Byzylykët janë dosja e dytë penale për Vasilin e Manjanin, të parat janë “Luçi” ilaçeve dhe pallati “Eskobarit”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In