• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dorëheqja e opozitës, Soreca: Ka sjellë pasiguri, pasojat i ka Shqipëria! SPAK-u po bëhet realitet do e keni në derë

February 22, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është shprehur nga Korça se situata politike në Shqipëri është kaq e pasigurt sa nuk mund të vlerësohen pasojat që mund të ketë. Ai i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës që të ulen dhe të dialogojnë për të gjetur zgjidhje për krizën politike, pasi dëmton procesin e integrimit në BE.

“Ndodhemi në një situatë të vecantë politike. Heqja e mandateve është një formë kundërproduktive për ushtrimin e mandatit. Cdo deputet ka të drejtën e tij ta bëjë këtë, por kanë përgjegjësi përpara votuesve. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e të drejtës për ta bërë këtë gjë në parlament nuk është mirë për Shqipërinë.

Shqetësimi kryesor i BE është ajo që do të vijojë në kuadrin e procesit të hyrjes së Shqipërisë në BE. Ky vendim e minon këtë gjë. E minon procesin e Shqipërisë drejt BE-së. Shqipëria ka bërë progres të mirë në muajt e fundit, duke filluar nga qershori i 2018-tës. Pyetja që i shtrojmë vetes është si do të vijojë Shqipëria në këtë rrugë?

Sugjerimi i vetëm që kam, është që ne presim që qeveria dhe opozita të ulen në dialog për të kaluar këtë situatë. Kemi hyrë në një fazë pasigurie politike, por edhe një pasigurie teknike. Dhe mendojmë që për këtë gjë duhet menduar seriozisht, duhet hyrë në dialog, ky është mendimi i BE-së. Në këtë moment është shumë herët të bëj ndonjë parashikim, pasiguria është e lartë.

Ajo që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje. Cështja shtrohet se si Shqipëria mund të ecë përpara në rrugën e BE-së? Situata është kaq e pasigurt sa nuk mund të vlerësojmë pasojat që mund të ketë. Është momenti për të ndaluar, menduar dhe për të parë përpara për qytetarët shqiptarë” tha Soreca.

Përfaqësuesi BE-së komentoi edhe ngritjen e SPAK-t duke u shprehur optimist se shumë shpejt do të bëhet realitet, organi që do të luftojë korrupsionin në nivele të larta. “Dje përfundoi afati për aplikimet në SPAK. Kemi 27 aplikime për 15 poste, mendoj që shumë shpejt SPAK-u do të bëhet realitet. Ato parti që e mbështetën reformën në drejtësi, duhet të vijojnë që ta mbështesin”.

Next Post

Kuvendi nuk humbet kohë: Çon në KQZ dorëheqjet e opozitës. Ja ç'mund të ndodhë!

Partia e Merkelit: Opozita po pengon qeverinë, negociatat në rrezik, dialog

KLevis i Fariut, në delir nga dashuria për Lulin si babai për Enverin: “Sa njerëz mbledh Rama në mitingje, Basha pi kafe”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved