• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

SHBA-BE dy “sms” Lulzim Bashës: Guxo, shpëto PD-në me një lëvizje!

March 6, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Bashës i mbyllet përgjithmonë dosja e rrugës Durrës-Kukës; për Metën, Berishën dhe Monikën nuk ka amnisti, ja pse treshja famëkeqe po përdor PD për t’u mbrojtur nga SPAK-u, përpjekja ndërkombëtare për t’i çelur sytë Bashës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, brenda 24 orëve, i kanë dërguar dy mesazhe të koduara Lulzim Bashës, të cilin po e tërheqin Sali Berisha dhe Ilir Meta, për interesat e tyre, në një rrugë të rrezikshme dhe me pasoja të parashikueshme. Uashingtoni dhe Brukseli i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të gjejë guximin dhe të ndahet nga dyshja Berisha-Meta, të cilët po përdorin dhe shkatërrojnë Partinë Demokratike, për të shpëtuar nga përballja me SPAK-un.

Krahas Metës dhe Berishës, në lojë është edhe Monika Kryemadhi, e cila nuk ka asnjë shans që t’i shpëtojë arrestimit nga SPAK, për shkak të pasurive të paligjshme, pastrimit të parave dhe mashtrimit me pasurinë.

Nga ana e tij, Lulzim Basha, të vetmen dosje që kishte të hapur me drejtësinë, është mbyllur për shkak të parashkrimit si vepër penale. Bëhet fjalë për dosjen me Rrugën Durrës-Kukës, për të cilën Basha iu shmang gjykimit me procedurë. Afera është konsumuar në vitin 2007, ndërsa dënimi maksimal i parashikuar është 10 vite.

Meqenëse kanë kaluar 10 vite pa u gjykuar, Bashës nuk mund t’i hapet më kjo dosje. Por, ndryshe qëndron raporti i Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me drejtësinë, dosjet e të cilëve janë të hapura, për shkak të veprave të rënda penale dhe korrupsionit të vazhdueshëm të çiftit Meta-Monika. Kjo është arsyeja se pse Berisha, Meta dhe Monika kërkojnë destabilizimin e vendit, duke përdorur Bashën.

Mesazhi i parë për Bashën erdhi nga, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Philip Reeker, i cili tha se “Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Opozita doli në rrugë dhe i dogji mandatet; duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike. U kërkojmë të gjithë drejtuesve politikë që të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”.

Mesazhi i dytë për Bashën erdhi nga Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian, Monica Macovei, “Reforma e drejtësisë ka prodhuar rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për fat të keq, veprimet më të fundit të opozitës rrezikojnë të rrënojnë ritmin e reformave të tilla dhe po dërgojnë mesazhin e gabuar te partnerët evropianë.

Episodet e dhunshme në të cilat opozita ka sulmuar institucionet publike, si dhe gjuha që nxit dhunën e përdorur nga udhëheqësit e opozitës janë të papranueshme për çdo demokraci evropiane. Parlamenti shqiptar duhet të jetë platforma e vetme për diskutim politik. Deputetët e opozitës kanë tradhtuar votuesit e tyre duke hequr dorë nga mandatet e tyre dhe kanë provuar se opozita nuk po punon drejt afrimit të Shqipërisë me BE”./Pamfleti

Next Post

Rama në "TG5": Protesta nuk është popullore, por e të mundurve me 1 milion vota

"Aseti i psikiatrisë" Lubonja sulmon Saimir Pirgun dhe Igli Taren: Janë dy palaço, fyerje për çdo shqiptar

"Dokument 65": Akuzat e të birit, Fatosit për Todi Lubonjën ishin provat kryesore për dënimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved