Në emër të vetësakrificës ka folur sot dhe Baba Mondi, “ati” shpirtëror dhe bashkëhajduti i ish kreut të LSI, sot President, i cili teksa ka parë rrëshqitjen e Monikës dhe të LSI në “ferrin” e shkatërrimit ka menduar të japë një “dorë”
Pas Baba Likes (Ilir Metës) në emër të vetësakrificës ka folur sot dhe Baba Mondi, ‘ati’ shpirtëror dhe bashkëhajduti i ish kreut të LSI, sot President, i cili teksa ka parë rrëshqitjen e Monikës dhe të LSI në “ferrin” e shkatërrimit, ka menduar të japë një “dorë”.
Në prag të festës së Sulltan Nevruzit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka organizuar konferencën ndërkombëtare për Bektashizmin në Ballkan, për historinë e djeshme dhe sfidat e të tashmes. Haxhi dede Edmond Brahimaj u shpreh se Shqipëria është një vend me shumë probleme, teksa i bëri thirrje politikës për të dialoguar në mënyrë që të gjendet zgjidhja.
Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Të ulen, të dëgjojnë njëri-tjetrin, të pranojnë fjalë të mira. Të mendohen dhe pastaj të dalin të flasin. Unë gjykoj se nëse nuk udhëhiqet nga dashuria për kombin, asnjë politikë nuk është e mjaftueshme, sado të bukur të jenë deklaratat, sepse realiteti që po kalojmë është i trishtë dhe i vështirë.
I pranishëm ishte edhe zëvëndëskryetari i Komunitetit Mysliman, i cili e vuri theksin te bashkëjetesa fetare në vend.
“Prej institucioneve që kanë dhënë kontributin e tyre në vlerat e paçmuar të bashkëjetesës, të harmonisë dhe solidaritetit dhe të paqes në vendin tonë”
Me studiues dhe teolog të ftuar nga shumë vende të botës, Haxhi dede Edmond Brahimaj deklaroi se bektashizmi ka pasur një sërë ndikimesh pozitive në historinë e vendit tonë. Ai tha se zgjerimi i territoreve shpirtërore prej fesë bektashiane ka nisur prej kohësh, teksa kujtoi kontributin që ka patur bektashizmi në përmirësimin e gjuhës shqipe si dhe në identifikimin e frymës së lëvizjes nacionaliste.
Te keni turp per keto shkrime te bera ne kundershtim me cdo parim te gazetarise dhe mbi te gjitha, shpifje e abuzime per figura te larta, te tilla si klerike…..
Pse nuk jepet emri i gazetarit qe e ka bere shkrimin? Apo ka frike se i gjenerohet figura, edhe me shume nga cfare eshte realisht?
Niveli i ulet nga i cili vini do t’ju ndjeke gjithe jeten tuaj, personale dhe profesionale… nuk keni faj se nuk dilni dot ndryshe nga cfare jeni brumosur! Niveli me i ulet intelektual guxon deri aty sa i jep vetes te drejte edhe te jape opinione per figura te nderuara, si kreu i Kryegjyshates Boterore Bektashiane, i cili gezon respektin e te gjitheve….