Të gjithë u çuditën me lajmin e rikthimit (pa bujë, ashtu si edhe ikja) të Desada Metës në stafin e emisionit më të famshëm politik në Shqipëri, “Opinion”. Sado që protagonistët e vërtetë u munduan ta mbanin sekret, rrethet e gazetarëve e mësuan sherrin e madh mes Desadës dhe Blendi Fevziut, sebep i të cilit ishte Ministri i Jashtëm, kosovari riosh, Gent Cakaj.
Ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë dhe urdhrin e pushimit të Desadës nga Opinioni e dha vetë kryeministri Rama. Ata që i njohin të dyja palët thonë se ishte një dënim i merituar për aq kohë sa, kjo u shënua si hera e parë në histori që Desada dështoi përballë një ministri të jashtëm.
Po pra, sepse nëse ka një institucion që Desada e qan me lot sa herë i kalon afër është pikërisht Ministria e Punëve të Jashtme ose siç i thonë sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Me të Desada ka lidhje të hershme, një histori të fortë pasioni, dashurie, urrejtje, lidhje dhe ndarje, një fëmijë, një të shkuar e ndoshta edhe një të ardhme.
Por me sa duket pikërisht për këtë kompleksitet ndjenjash, kalimi i viteve ka filluar t’ia errësojë edhe intuitën Desada gazetares. Nëse deri dje ajo mjaftohej me disa shkrime nëpër portale të dorës së dytë, me të cilët nxirrte dufin e dështimeve të shkuara, kohë e fundit Desada filloi ta humbiste durimin. Nuk shikonte dot më me sy asnjë ministër të jashtëm.
I urrente, i përfliste, mundohej tu futej në krevat e pastaj t’i shantazhonte me video për tu nxirë jetën, Të gjitha këto vetëm e vetëm që të nxirrte një duf të vjetër, me një ish-ministër që një herë e një kohë e dashuronte si e marrë, për të cilin thurte poezi e shijonte vargje të shkruara prej tij, me të cilin pati edhe…. një fëmijë.
Por dashuritë e mëdha pjellin urrejtje të mëdha. Ndonjëherë lënë rrugës edhe viktima. Lënë plagë që nuk shërohen kurrë e që herë pas here rrjedhin gjak. Sepse fëmija vajzë i Desadës dhe ish ministrit, u mbajt sekret (natyrisht ai ishte i martuar), u dha për adoptim dhe askush nuk e mori vesh fatin e saj. Siç thonë, vajza iu besua një familjeje të mirë që premtoi t’ia plotësonte të gjitha kushtet e jetesës, ama prindërit biologjikë nuk do t’i afroheshin kurrë dhe askush nuk do ta merrte vesh të vërtetën.
Por Tirana është e vogël dhe deri disa vite më parë, shoqet e afërta të Desadës, vazhdonin ta pyesnin për fatin e bijës së lënë pas. Si përgjigje Desada hesht dhe mllefin e asaj që ndodhi, dashurinë dhe familjen e pamundur, e shfryn sa herë mundet në çdo ministër të jashtëm që hyn e del në qeveri.
Veçse kësaj here i ka hasur sharra në gozhdë. Sepse Gent Cakajn, kryeministri Rama e ka fort për zemër. Ai është edhe mik i Baton Haxhiut, gjithashtu mik i afërt i Blendi Fevziut. Kaq shumë miq të fuqishëm nuk e kanë pranuar dot faktin që një gazetaruce si Desada të dalë kundër ministrit në sit-in zyrtar të emisionit më të ndjekur politik në Shqipëri. Thonë se Blendi e luti Desadën të hiqte dorë, por ajo vazhdonte të raportonte lajme të cunguara dhe me kunj në Opinion. Prandaj i treguan derën.
Lajmi u mbajt sekret sepse Fevziut nuk i interesonte të “jepte llogari” për heqjen me ceremoni të gazetares më të vjetër të stafit të vet. Plani ishte që lajmi i largimit të jepej në mënyrë organike si diçka e zakontë pasi Desada të gjente një punë të re. Por dashuritë e vjetra, sado urrejtje të sjellin, për hir të së shkuarës mund edhe të kthehen në ndihmë kur ke fort nevojë për to.
Ka qenë pikërisht ish-ministri i jashtëm që ka hyrë mik tek Fevziu për ta rimarrë Desadën në punë. Ai i ka shpjeguar të vërtetat plagëshkaktuese edhe Batonit duke e justifikuar ish-mikeshën e vjetër se ajo në fakt nuk e ka inatin me Cakajn por me fatin e keq që iu ra të përjetonin të dy.
Si përfundim Desada është kthyer në detyrë, por askush, as vetë Fevziu nuk e sheh me si më përpara. Prandaj, për të mbushur kohën ajo hargaliset me disa palo shkrime që i boton lart e poshtë dhe mallkon fatin që i ra të jetonte në këtë jetë. Kaq për sot!/Pamfleti