Paulin Stërkaj, deputeti i Partisë Socialiste, vitin e kaluar kaloi disa probleme shëndetësore.
I ftuar në “Abcnews”, Stërkaj është shprehur se prej disa muajsh po kujdeset për veten që të arrijë në formën që ka qenë.
“Me thënë të drejtën e kalova një problem shëndetësor vjet nga 22 Qershori, por kam shumë muaj që po merrem me veten dhe mendoj që e kam arritur një masë që të jem në pozitat që kam qenë”, tha Paulin Stërkaj.
Për sëmundejn e deputetit socialist reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili i uroi ta kalonte sëmundjen si kampioni që të gjithë janë mësuar ta shohin.