• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Samiti në Berlin për Ballkanin, zbardhet drafti i deklaratës post-samit

April 29, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Në përfundim të Samitit për Ballkanin Perëndimor pritet të publikohet një deklaratë. Draftin paraprak e ka siguruar gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili po ndjek këtë samit.

Konkluzionet e bashkëkryesuesve
Liderët e Ballkanit Perëndimor, bashkë me kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë, përfaqësuesit e lartë të BE për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë u mblodhën në Berlin, në një takim të thirrur nga Presidenti i Francës dhe kancelarja gjermane.

Ata përsëritën perspektivën e përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor. Vlerësuan marrëveshjen e suksesshme mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për mosmarrëveshjen mbi emrin si një shembull të jashtëzakonshëm të zgjidhjes së suksesshme të konflikteve. Ata nënvizuan rëndësinë e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës për stabilitetin në rajon. Një marrëveshje e tillë është thelbësore për rrugëtimin evropian respektiv të Serbisë dhe Kosovës. Ata ranë dakord që kjo marrëveshje duhet të jetë gjithpërfshirëse, politikisht e qëndrueshme dhe kontribuon për stabilitetin rajonal.

Serbia dhe Kosova ranë dakord të përshpejtojnë përpjekjet për implementimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe do të riangazhohet në mënyrë konstruktive në normalizimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e një procesi negocimi transparent dhe gjithpërfshirës, që do të shoqërohet me përpjekje të ndërtimit të besimit. Pjesëmarrësit ranë dakord të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një zonë rajonale ekonomike në linjë me deklaratën e samitit të Sofies së 2018 dhe konkluzionet e samitit të ballkanit perëndimor të londrës në 2018.

Të gjithë pjesmarrësit rikonfirmuan angazhimin për të bashkëpunuar në kuadrin e të ashtuquajturit proces të berlinit. Lidhshmëri, bashkëpunim ekonomik, tregti e lirë, bashkëpunim në çështjet dhe ripajtimi përbën shtyllat e procesit. Ata riafirmuan mbështetjen për zyrën rajonale të bashkëpunimit rinor RYCO. Ata mirëpresin samitin e radhës në Poznan të Polonisë.

Pjesëmarrësit ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin për të parandaluar radikalizmin dhe për të luftuar terrorizmin dhe trafikimin e paligjshëm të armëve si edhe të emigracionit të paligjshëm. Pjesmarrësit nënvizuan angazhimin e palëkundshëm ndaj demokracisë përfshirë rolin qendror të institucioneve zgjedhore dhe parlamentare, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe të forcojnë rolin e shoqërisë civile dhe medias së pavarur. Ata pranuan që reformat e vazhdueshme janë celësi për perspektivën evropiane të rajonit dhe forcimin e rezistencës së shoqërive përballë sfidave të kohës, të brendshme dhe të jashtme. Ata riafirmuan angazhimin për stabilitetin e rajonit. Me këtë qëllim, pjesmarrësit mirëpritën qëllimin e kroacisë për të mbajtur një samit tjetër BE-Ballkan perëndimor, gjatë presidencës së saj të BE në 2020. /tch

Next Post

Samit-et e Lulzimit dhe Samit-i i Berlinit

Shtëpia e Astrit Patozit pranë vilave të Metës dhe Argitës në Gjirin e Lalzit, kreu i partisë së re lojë e kastës së vjetër

Grida Duma në ekstazë duke mashtruar me ëndrrën e opozitës antishqiptare: Mos shpresoni kot, hapje negociatash për Shqipërinë nuk do të ketë!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved