• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VIDEO/ Degjeneron në sherr mbledhja për përzgjedhjen e kandidatit të PS

May 6, 2019
in Aktualitet, Debat, Kryesore
        
 

Përcaktimi i emrit për kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Urës-Vajgurore, është bërë mollë sherri mes anëtarëve socialistë, gjatë mbledhjes së asamblesë të këtij qyteti.

Mbledhja e asamblesë e kryesuar nga Blendi Klosi, në ambientet e kinemasë së qytetit të Urës-Vajgurore është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve të asamblesë, të cilët nuk kanë qenë dakort me kandidaturën e kryetares aktuale, Juljana Memaj, të përkrahur nga Klosi.

Asambleja e Partisë Socialiste të Urës-Vajgurore ka propozuar 2 emra të tjerë kandidatësh për bashkinë: Fatli Afilaj,aktualisht kryetar i këshillit të qarkut Berat dhe Isuf Baze,inspektor në DAR Berat.

Por, pak përpara se të fillonte kjo mbledhje që u shoqërua me debate të ashpra,u nxorën jashtë nga salla të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste që nuk ishin në asamble, mes tyre edhe ish/kryetari i Partisë Socialiste në Poshnje,Ramadan Baho.

Pas përfundimit të mbledhjes në një nga lokalet e qytetit të Urës-Vajgurore,2 punonjës të bashkisë kanë kërcënuar dhe goditur Ramadan Bahon, duke e bërë atë përgjegjës për konfliktin në mbledhjen e asamblesë. Pasi e kanë goditur,dy punonjësit e bashkisë së Urës-Vajgurore: Muharrem Selenica,me detyrë punonjës i shërbimit pyjor dhe Berti Memaj, shofer në bashki dhe njëkohëshisht xhaxhai i kryetares aktuale të bashkisë,janë larguar nga lokali.

Ramadani ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Urës-Vajgurore për rrahjen dhe,sipas burimeve policore të dy shtetasit e sipërpërmendur janë shoqëruar në polici,ku po deklarojnë në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarjeje.


        
 
Next Post

Qytetari ia "thanë pështymën" Bashës në ditën e dëshmorëve: "Ata dhanë jetën, që ti të djegësh goma...!",

Kauçuku i Fahriut në garë për të turpëruar veten: Tallet me figurën e gazetarit të ndjerë Andrea Stefani

Meta rinis pazaret për kreun e KLSH-së, kandidon miliarderin Angjeli i cili shquhet për afeksionin që ka ndaj Presidentit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In