• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Degët kërkojnë protestë pa afat dhe të mësyhet në Kryeministri të shtunën: Berisha ngre bazën kundër Bashës!

May 8, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Tensionet brenda opozitës po shtohen nga dita në ditë. Protesta e kësaj të shtune shihet vendimtare për PD e LSI dhe presioni ndaj kreut demokrat Lulzim Basha është rritur shumë.

Ish-kryeministri Sali Berisha po ushtron presion të vazhdueshëm që vendi të shkojë drejt përplasjes civile. Të hënën në mbrëmje ai u shpreh se do ketë “luftë” brenda 30 qershorit, ndërsa gazeta ka mësuar se prej disa ditësh ish-kryeministri është hedhur në veprim për të marrë në dorë situatën.

Basha është shumë i tërhequr nga dhuna dhe 3 protestat e deritanishme kanë rezultuar flluskë sapuni. Por këtë herë situata duket se do jetë ndryshe. Berisha ka ngritur kundër liderit të PD të gjithë njerëzit e tij në qendër e bazë.

Sipas burimeve, degët e PD, sidomos ato të Tiranë, po zhvillojnë takime të shpeshta me qëllim koordinimin për protestat e të shtunës. Por në këto takime numri i anëtarëve të pakënaqur është rritur ndjeshëm, sidomos i atyre që janë mbështetës të Berishës. Sipas burimeve, të gjithë mbështetësit e ish-kryeministrit kërkojnë që të marrin fund protestat e qeta, pasi sipas tyre, populli dhe ndërkombëtarët po tallen me opozitën.

Ata ja u kanë bërë të qartë krerëve të degëve se më 11 maj duhet të ketë një protestë ndryshe, pasi po afrojnë zgjedhjet dhe ky mund të jetë shansi i fundit për të rrëzuar qeverinë para 30 qershorit. Përmes njerëzve të tij në bazë, Berisha po ushtron presion që të ketë dhunë, përplasje dhe qëllimi kryesor është që turma të mësyjë në Kryeministri, duke i çuar një mesazh të qartë kryeministrit se ata janë gati të bëjnë gjithçka.

Situata në të cilën ndodhet vendi dhe opozita, e ka ndarë në dy kampe PD. Grupi i Bashës është më i tërhequr dhe i qëndron besnik kryetarit, ndërsa të gjithë anëtarët që janë futur aty në kohën e Berishës, kërkojnë përshkallëzim të protestave. Po ashtu, mësohet se në disa mbledhje të ditëve të fundit në degët e Tiranës, ka pasur dhe tensione. Mjaft anëtarë kanë sulmuar Bashën, duke deklaruar se po tallet me demokratët dhe qytetarët.

Sipas tyre, e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën janë dhuna dhe përplasja civile, prandaj kanë kërkuar nga krerët e degëve që të ndryshojnë strategji. Sipas burimeve, duke qenë se protesta do zhvillohet natën, shumë prej tyre kanë kërkuar që protesta të jetë pa afat. Sipas tyre, turma duhet të stacionohet para Kryeministrisë dhe tentativat për të hyrë brenda nuk duhet të ndalen.

Lëvizjet e LSI

Përveç ndarjeve brenda PD, përplasje kemi edhe mes PD dhe LSI. Monika Kryemadhi duket se ka kuptuar se me djegien e mandateve dhe braktisjen e zgjedhjeve LSI është partia më e rrezikuar e për këtë arsye nuk ka se çfarë të humbë. Sipas burimeve, shumë përfaqësues të kësaj partie po përgatiten për dhunë më 11 maj.

Edhe në degët e PD është diskutuar një gjë e tillë, ku zërat janë shtuar se LSI ka axhendë më vete dhe mbështet protestat e dhunshme. Ashtu siç e treguan pak kohë më parë, të rinjtë e LRI janë pajisur me maska artizanale kundragaz, të cilat pritet t’i marrin me vete më 11 maj.

Sipas burimeve, fakti që protesta është lënë natën, është bërë po me qëllim, pasi turma kamuflohet më lehtë dhe policia vihet në vështirësi. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Policia dhe Garda mësohet se kanë marrë të gjitha masat dhe një ditë para, zona rreth Kryeministrisë dhe Parlamentit do të rrethohen me kangjella.

Po ashtu, dera e Kryeministrisë do vishet me materiale hekuri, ndërkohë që ka filluar dhe skedimi i pjesëmarrësve për të mos lejuar infiltrimin e kontigjentëve kriminalë.

Kliti Topalli

Next Post

Kreshnik Spahiu “m.asakron” Berishën, zbulon se si po k.ërcënon me jetë Bashën, e akuzon se zhduku Hajdarin, Pashkon dhe themeluesit e tjerë të PD

VIDEO/ Mesila Doda i sulet keq Baton Haxhiut: Rrugaç, ordiner! E di ç’të bëjë apo jo... të gjuaj me shishe!

VIDEO/ Plas ironia në rrjet: Bojë, vezë, varje në palma dhe tani shishe…

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved