• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

70-vjeçari holandez mëson shqip, jep mesazhin për të huajt që vizitojnë Shqipërinë

May 13, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

“Gjuha shqipe është shumë e vështirë dhe shumë e koklavitur”. Për të mbajtur trurin në punë, siç thotë 70-vjeçari, sfida e radhës për të ishte mësimi i shqipes.

Prej një viti e gjysmë, zoti Ernest është shpërngulur nga Holanda për të jetuar në vendin tonë, pasi bashkëshortja e tij erdhi këtu me punën. Kur u tregonte miqve holandezë se do të banonte në Shqipëri, fytyrat e tyre shtrembëroheshin, pasi e konsiderojnë territorin shqiptar të rrezikshëm.

“Nuk është se Holanda nuk e pëlqen Shqipërinë, por nuk e njeh atë. Imazhi që kanë krijuar për vendin tuaj nuk është i mirë dhe të jem i sinqertë, njësoj mendoja edhe unë para se të vija të jetoja këtu. Por, menjëherë ndryshova mendim. Pavarësisht se politika është problem i madh këtu, ju keni një vend fantastik, natyrë shumë të bukur dhe njerëz shumë të dashur e të shoqërueshëm”, tha Ernst Roessingh.

Kur kthehet në vendlindjen e tij, zoti Ernst tregon përshtypjet më pozitive për Shqipërinë, pasi sheh shpresë te të rinjtë. Propozimin e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët, ai e shikon të gabuar dhe i fton ata ta vizitojnë vendin tonë.

“Ndihem shumë i lirë teksa eci këtu dhe madje kam dëgjuar një grua gjermane, kur tha se ndihet më e sigurtë në Tiranë sesa në Amsterdam. Ndaj duhet të vini ta shikoni nga afër Shqipërinë, e pastaj ta gjykoni”, tha më tej Ernst Roessingh.

Traditat që ruhen, toleranca fetare, por sidomos ushqimi, kanë bërë për vete holandezin, që nuk flet për krimin shqiptar në kombin e tij.

“Përpiqem të gatuaj ndonjëherë vet darkën në shtëpi, por ju keni restorante shumë të mira me ushqim tipik shqiptar, që nuk i konkurroj dot”, tha Ernst Roessingh.


        
 
Next Post

Avokati Romeo Kara: Prej pasigurisë të së ardhmes, mostrat e pushtetit morën, vodhën e grabitën, çfarë patën mundësi

Sahit Dollapi, versioni paramilitar “Shaban Memia”. Si i kaloi 12 milionë euro nga CEZ tek PD, 5 muajt e parë të 2013

Berisha mbrohej në protestë nga 8 badigardë: Doli nga shtëpia dhe urdhëroi Bashën të mos ndalë dh.unën

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In