• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Tuesday, September 2, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Të rrezikuar nga lajmet e rreme: Shqipëria e fundit në listë në betejën kundër dezinformimit

May 19, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Finlanda po e fiton luftën ndaj lajmeve të rreme dhe ajo çfarë është mësuar mund të jetë e një rëndësie kyçe për demokracitë perëndimore, thotë CNN.

Gjigandi mediatik amerikan i ka kushtuar një artikull të gjatë temës së shtjelluar me mjaft kujdes. Ky vend rezulton i pari në listën e 35 shteteve në të cilët u krye një studim mbi elasticitetin ndaj fenomenit të quajtur “pas e vërteta”.

Me 76 pikë, Finlanda renditet e para në luftën kundër dezinformimit, duke u kthyer në shembull të përpjekjeve se si mund të fitohet një betejë e tillë, ndërsa Shqipëria është në fund të listës, duke lënë pas saj vetëm Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është vetëm një problem qeveritar, e gjithë shoqëria është e shënjestruar, tha Jussi Toivanen për CNN, duke shtuar se linja e parë e mbrojtjes, sipas tij, duhet të jetë edukatorja e kopshtit.

Por, si e ka arritur Finlanda një gjë të tillë? Toivanen është shembulli ilustrues. Në qendrën arsimore për të rritur Espoo, ai u mëson studentëve të vet se si t’i dallojnë lajmet e rreme. Leksioni i paraqitur në “poëer point” me titull “A jeni goditur nga ushtria e trollëve rusë” përfshin një listë metodash të përdorura për të mashtruar lexuesit në mediat sociale: manipulime përmes imazheve e videove, përmes të dhënave gjysmë të vërteta apo mungesës së informacioneve personale. Kursi është pjesë e një iniciative kundër lajmeve të rreme, të iniciuar nga qeveria e Finlandës në 2014, dy vjet përpara ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së.

Qëllimi ishte t’u mësohej banorëve, studentëve, gazetarëve dhe politikanëve se si t’i kundërvihen informacioneve të rreme, të konceptuara për të mbjellë përçarje.

Kjo nismë, thotë CNN, është praktikisht vetëm një prej shtresave të qasjes më të plotë që përfshin edhe sektorë të tjerë, të cilën vendi po e ndërmerr për t’i përgatitur qytetarët e të gjitha moshave mbi peizazhin kompleks të sotëm e të nesërm dixhital.

Vendi nordik, që ndan një pjesë të kufirit me Rusinë, është i vetëdijshëm për rrezikun. Finlanda është përballur me fushatat e propagandës të mbështetura nga Kremlini që kur shpalli pavarësinë nga Rusia 101 vjet më parë.

Next Post

Plas në Prokurori: Besim Hajdarmataj paralajmëron Arta Markun (Video)

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Firence, protesta kundër Salvinit: Përplasje me policinë që na tregon se sa "butë" i rreh (Video)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved