Sonila Meço thotë se ekziston një platformë që flet për një tranzicion kushtetues të pushtetit.
Ajo thotë se këtë informacion e ka nga burime të sigurta.
“Në bazë të disa burimeve jozyrtare kemi mësuar se ekziston një platform, ose një udhërrëfyes, i cili flet për një tranzicion kushtetues të pushtetit, i cili ndoshta është duke u diskutuar me protagonist komunitetin ndërkombëtar.
Kjo mbetet për tu parë.
Çështja synon të zgjidhë krizën aktuale duke iu referuar një marrëveshje siç është edhe ajo e përzhinos”, thotë Meço.
PD-LSI dhe gazetarët pranë tyre si Sonila Meço, me sa duket janë të bindur se do të vijnë në pushtet falë një marrëveshje.
Në këtë rast, t’iu kalohet pushteti me ligj dhe pa zgjedhje.