• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VIDEO/ Kur opozita rrihej b.arbarisht pse protestonin për zgjedhjet e manipuluara

May 29, 2019
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
        
 

26 maji i vitit 1996 është një nga ditët më të errëta të demokracisë në Shqipëri kur arroganca dhe dh.una shtetërore shkatërroi zgjedhjet dhe grabiti votën masivisht.

Ato zgjedhje nuk u njohën nga vëzhguesit e OSBE/ODHIR që faktuan pjesën më të madhe të manipulimeve. Misioni në atë kohë drejtohej nga britanikja Glover, e cila ka ardhur sërish në Shqipëri. Pas vjedhjeve opozita socialiste tërhoqi komisionerët nga qendrat e votimit dhe në fund dolën rezultate sureale, kur në kutinë e votimit kishte më shumë vota se votues dhe ato ishin të gjitha për Partinë Demokratike.

Ashtu si sot, opozita në atë kohë organizoi protestën e njohur të 28 majit. Socialistët kërkuan sheshin “Skënderbej”, por qeveria e Partisë Demokratike e zhvendosi protestën në fushën e Ali Demit, edhe aty nën rrethim policor, por nga të gjitha drejtimet socialistet u nisen të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”.

Policia me autoblinda, me qen, forcat speciale dhe punonjës të shërbimit informativ gjithsej 6 mijë forca krijuan barrikada për të penguar marshimin dhe në rrugën e Elbasanit ndodhi përleshja. Dhu.na u bë e përgjakshme. Në ballë të protestës ishin 30 drejtuesit e opozitës, e cila kryetarin e kishte në bu.rg dhe që drejtohej nga Servet Pëllumbi. Gaqo Apostoli, Neritan Ceka, Paskal Milo, Ndre Legisi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe dhe Kastriot Islami u dh.unuan barbarisht nga policia dhe SHIK-u.

Pas kaq vitesh kanë mbetur ende imazhet që u regjistruan nga gazetarët e huaj që ndodheshin në Tirane. Këto janë pamjet se si tërhiqeshin zvarre protestuesit, disa prej të cilëve u rrahën pas shoqërimit në polici.

260 protestues të opozitës u rrahën në urën e rrugës së Elbasanit dhe në sheshin “Skënderbej” në sy të ndërkombëtarëve që e ndiqnin dhe e filmonin masakrën nga Hotel “Tirana”.

Shtypi ndërkombëtar raportoi ngjarjen me pamjet e dhunës nga e cila nuk shpëtuan as vetë gazetarët e huaj. Kjo është foto e një gazetari spanjoll, të cilin e goditen sepse po fotografonte protestën./Top Channel


        
 
Next Post

FOTO/ Taramelja premtimi u mbajt... Alketa Vejsiu tregon për herë të parë arsyen prekëse

Amerikanët zbardhin 28 majin e 1996! Berisha ia kaloi dhe Enver Hoxhës: Vodhi zgjedhjet dhe gjakosi vendin

Portali on-line i BE-së “Euractiv” plas b.ombën: Opozita po bllokon integrimin europian, ambasadorët perëndimorë janë të alarmuar nga skenarët e PD-LSI

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In