• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Hemoragjia vazhdon: Vlonjatët e LSI s’i “durojnë” rusët, zgjedhin të ikin te PS!

March 18, 2018
in Aktualitet

Pas këshilltarëve të Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës, dje nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë larguar dhe katër këshilltarë bashkiakë të qytetit të Vlorës. Të larguarit e Vlorës i janë bashkuar PS.

 

 Këtë fakt e kanë konfirmuar vetë këshilltarët e Bashkisë së Vlorës, Artemisa Luçaj, Ramona Jaho, Bashkim Begaj dhe Shkëlqim Leskaj, të cilët kanë dalë në një konferencë për shtyp për të bërë të ditur kalimin në kampin e maxhorancës.

Këshilltarët e Vlorës, ndryshe nga largimet e tjera, kanë gjetur një arsye “origjinale”, duke e lidhur mosqëndrimin në LSI, pasi kjo forcë politike është aleate me Partinë Demokratike dhe kjo e fundit ka lidhje me oligarkë rusë.

“Duke parë situatën politike në vend dhe zgjedhjen tonë në listën e LSI-së, si një forcë politike që do të ishte krah qytetarëve dhe në mbështetje të tyre, ne konstatojmë me keqardhje se LSI ka humbur integritetin e saj, ka humbur qëllimin e saj. Konstatojmë se LSI ka konsoliduar një aleancë të dyshimtë, duke dalë në mbrojtje të PD-së, e cila së fundmi është duke dalë hapur se mbetet e financuar nga oligarkët rusë”, thekson deklarata e përbashkët e katër këshilltarëve të larguar nga LSI.

DISTANCIMI

Më tej, në qëndrimin e tyre, ish-këshilltarët e LSI-së, që tashmë do të votojnë për Partinë Socialiste, theksuan dje se kjo forcë politike nuk u distancua nga PD, por i doli në krahë kur u publikua skandali i financimeve të dyshimta nga Rusia.

“Përkundrazi, LSI jo vetëm nuk e ka dënuar këtë akt të kësaj force politike, por i ka dalë në krah dhe duke e mbrojtur me forcë.

Konstatojmë me keqardhje se LSI nuk është më një forcë politike në ndihmë të qytetarëve, por një forcë politike në mbrojtje dhe mbështetje të disa drejtuesve të lartë të saj dhe interesave të tyre. Duke parë këtë situatë, kemi vendosur se është e pamundur që, të zgjedhur nga votat e qytetarëve të Vlorës, të vijojmë të mbrojmë interesin e tyre në forcat politike të LSIsë.

Prandaj, prej sot, e kemi të pamundur të vijojmë në këtë forcë politike, por interesat e qytetarëve vlonjatë dhe atyre që na votuan do t’i përfaqësojmë në forcën politike të Partisë Socialiste”, thanë dje këshilltarët e larguar.

Next Post

Rusia zgjedh sot Presidentin, Putin pranë mandatit të katërt

Grabitja e Lezhës, gati prangat për bandën e dytë. Kanë hipotekuar çdo pronë publike, pyje, kanale, këneta, ranishte..

Financimet ruse, “Moska zyrtare” i del sërish në krah Bashës: Akuzat janë të pabaza, ja e vërteta

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved