Një ditë pas publikimit të përgjimeve nga “Bild”, ku në komunikimin me Astrit Avdylajn përfshihet emri i deputetit të PS, Ilir Ndraxhi dhe vëllait të tij, ky i fundit ka reaguar duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me të.
Në një intervistë të dhënë për Ora News, deputeti Ndraxhi tha se Avdylajt nuk kanë bërë fushatë për mua dhe nuk i kam takuar ndonjëherë.
“Pasi mora vesh për përgjimet, mora në telefon vëllain dhe e pyeta nëse ka ndonjë gjë të vërtetë, por ma mohoi.
Avdylajt nuk kanë bërë fushatë për mua dhe nuk i kam takuar ndonjëherë. Unë kam dalë deputet për shkak të mbështetjes që kam në zonën time.
Nuk di nëse vëllai im i njeh apo i ka takuar ndonjëherë”, tha Ndraxhi për RTV Ora.
Në përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane Bild, pretendohet që kreu i bandës Avdylaj, Astrit Avdylaj të ketë ndikuar, që Ilir Ndraxhi të bëhet deputet në zgjedhjet parlamentare të 2017.