Gjatë ditës së djeshme dhe në vazhdim të ditës së sotme, mediat dhe opinioni publik janë njohur me përgjimet që ka publikuar gazeta gjermane Bild për dosjen 339.
Pas publikimit të përgjimeve, gazetari Peter Tiede ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, i ndjerë i sulmuar prej tij.
Në një status të pak minutave më parë, Tiede shkruan se Rama ka nisur ta sulmojë nëpërmjet RT që transmeton lajme në Gjermani.
“Kokoshka! Edi Rama tani po përhap mesazhe troll nga RT gjermane për mua… propagandë e kremlinit – sa i dëshpëruar duhet të jesh?”, shkruan Tiede.
Theksojmë se në profilin e tij e Facebook-ut të gazetarit pati qindra komente kundër tij.
Në profilin e tij, mbështetës së PS me profile fallco i komentonin gazetarit, duke e sharë dhe ofenduar.