• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Avokatia e hallit” nga avokatët e djallit?!

March 20, 2018
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Rekomanduar
Kryeministri Sali Berisha dhe zevendesi i tij Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku kryeministri Berisha, ka prezantuar programin e qeverise se tij te re.

Kryeministri Sali Berisha dhe zevendesi i tij Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku kryeministri Berisha, ka prezantuar programin e qeverise se tij te re.

        
 

Nga Anri Bala

Duke e ditur mjaft mirë, se kush janë dhe përse janë kthyer si “zhele” në politikë, kundërshtarëve të qeverisjes aktuale, të vetdeklaruar padrejtësisht si opozitë, duhet t’u dal dikush e t’ua thotë haptazi, se nuk janë as afër të bërit opozitë… atë të qytetarqyqarit, se atë të interesave të tufës së derrave të panginjur, që kanë humbur të “mirat” që u prodhonte dikur karrigia e uzurpuar e pushtetit… atë e qajnë me lot! Ndaj tani, i shikoni tek përpëliten si peshku në pellgun e tharë, se janë gati të “vetëflijohen” duke u hedhur në “tigan”, për të na shpëtuar nga hallet tona, që ato vetë na i lanë si kopil në derë.

Me hapësirat dhe mundësitë që i’u jep teknologjia, këto “bisha” të mërzitura, nuk pushojnë së kuisuri… për ne! Them kuisin, sepse nuk dëgjohen nga askush, madje as veten nuk e dëgjojnë. Shpesh kur shkruajnë, ngelen të shokuar nga guximi që kanë marrë, duke i’a hedhur në fytyrë çdo qytetari, që e mendojnë kundërshtarë, blozën që kanë prodhuar ndër vite. Punë e vështirë ajo e avokatit, kur nuk ke mbrojtur kurrë njeri, por ke vrarë… grabitur… mashtruar… masakruar për shumë vite një popull të tërë. Kushton shtrenjtë përgatitja për të mbrojtur veten dhe për të gjetur një vend bosh në sallën ku do gjykohet edhe “avokatia” juaj.

Nëse bëni sikur keni harruar se kush jeni… tani për tani, nuk kam droje t’ua kujtoj, se jeni një tufë “avokatësh krimi”, që i’u shiteni qytetarëve si mbrojtës, por që askush nuk ju njeh si të tillë, e gjithkush do donte t’i u shikonte si të pandehur!

Mjaft sokëllite: Zoti qytetar, do avokat si unë?!

Sali Berisha, i akuzuar si mbrojtës i vetevetes, si shkaktarë kryesor i kryengritjes së armatosur të vitit ’97, që çoi në rrëzimin e tij nga pushteti dhe për pasojë solli mijëra të vrarë, vetëm se ai shkatërroi shtetin për të mos lëshuar karrigen e presidentit të vendit, të uzurpuar, në mynyrë të dhunshme. Autori i tentativës së organizimit të një lufte civile, mes qytetarëve të veriut dhe atyre të jugut, që dështoi falë ndërhyrjes ndërkombëtare. Autori kryesor i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Autori kryesor i lejimit të kultivimit të lëndëve narkotike… vrasjes së qytetarëve në bulevard… ideja e pa realizuar për të vrarë udhëheqësin e opozitës… shitjen dhe tjetërsimin e trojeve dhe pronave të shqiptarëve… uzurpatorin e të gjitha pushteteve që e ktheu Shqipërinë në një neo-diktaturë postkomuniste dhe e dhjetra aferave kriminale në këtë vend… të pranuara dhe të mbrojtura nga ai vetë, si heroizma. Sot, kryetari i dhunës verbale në parlament, rrjete sociale dhe kudo që gjen hapësirë. Përfaqësues i studios së avokatisë Berisha & Bijtë!

Mjaft ulurite: Zoti qytetar, do avokat si unë?!

Ilir Meta, i akuzuar si “avokat” që nuk mban mbi supe bëma kriminale si miku i yt i ngushtë Sali Berisha, por sot turpërisht për shqiptarët, je në pozicionin e tij, si pasqyrë e veseve më të këqija të tij… si president. I akuzuar si nismëtar dhe ideator i kthimit të pushtetit në biznes… noteri i dhjetra aferave korruptive dhe i vjedhjeve të shqiptarëve nga “ushtarët” tuaj, të grumbulluar si anëtarë të një klani në partinë familjare LSI. Akuzohesh për disa vepra të rënda kriminale, si bashkëpunëtorë dhe bashkëqeverisës në ngjarjet e 21 Janarit… në lejimin e kultivimit të kanabisit… tentativës për shitjen e hapësirës detare shtetit grek… për vjedhje masive pa pikë turpi dhe frike, të cilat i shikon edhe syri i qorrit. Tani i ulur në karrigen e pamerituar, luan me fatet e Shqipërisë, duke shfrytëzuar dhe mundësinë e fundit për shantazh apo privilegje.

Mjaft kuise: Zoti qytetar, do avokat si unë?!

Monika Kryemadhi, e akuzuar si “kryeavokate” e studios ligjore të partisë “Meta & Co”, që me çizme dhe llastiqe, lufton për të mbrojtur veten dhe ushtarët tuaj, nga paratë e “pastra” të poshtërsive. Bashkëshorte dhe bashkëortake e firmës fitimprurëse “Meta & Co”.

Mjaft u ngjire: Zoti qytetar, do avokat si unë?!

Lulzim Basha, i akuzuar si “avokati” më faqezi në “tezgat” e drejtësisë, që as nuk skuqesh dhe as nuk zverdhesh, kur bëmat dhe krimet tuaja i’a faturon të tjerëve. Specie e veçantë në dukje drejt zhdukjes, që ke kontribuar për shumë bëma në këtë vend. Erdhe si “fantazëm” pa të njohur askush dhe u ule këmbëkryq në sofrën e pushtetit duke paguar dikush… studio e avokatisë “Berisha & Bijtë”! Tre herë ministër, tre herë i poshtër, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. I akuzuar si bashkëpuntor i Serbisë kundër luftëtarëve të UÇK-së, u gdhive ministër në qeverinë e të rikthyerit të rrëzuar me revolucion Sali Berisha. I akuzuar se vodhe qindra miliona dollarë, por kurrë nuk dhe llogari. I akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e qytetarëve të pafajshëm në bulevard, por kurrë nuk u pyete dhe u gjykove, e nuk dihet si mbijeton edhe sot. U akuzove se shite Shqipërinë dhe s’di si u harrove, për grabitjen e detit dhe të malit, duke e tjetërsuar dhe duke fituar nga ne, që po na mbron plot…13 milion euro. Qeverise me Sali Berishën dhe akuzohesh se organizuat kultivimin, grumbullimin, shitjen dhe u pasuruat me paratë “e zeza” dhe kurrë nuk u ndaluat, por u tërbuat kur i’u prishën burimin. Sot akuzohesh  si i pandreqshëm, i frikësuar, se me paratë e krimit, paguan luftën e klanit tuaj, kundër Shqipërisë dhe reformës në drejtësi.

Ju jeni pak, sepse shpurës tuaj nuk i mbaron bishti.

Avokatë të akuzuar për krime, që i paraqesin bëmat e tyre si heroizma dhe sot bëjnë “avokati antikrim”, vetëm studiot “Berisha & Bijtë” dhe “Meta & Co” mund të kenë, edhe për pak kohë… deri kur të paraqiten në bankën e të akuzuarve, që t’iu jepet mundësia, për të mbrojtur veten!/Tellalli


        
 
Next Post

Besnik Imeraj reagon pas kallzimit penal në Prokurori: E kam nga Rama këtë gjë

Gjek Çelaj, ish polici që bëri burg për 2 Prillin. Berisha i mori karrierën, rininë dhe atdheun, tentoi t’i marrë dhe pronën në Lezhë përmes Fran Frrokajt

Numri dy i Krimeve të Rënda nën hetim, çudira në deklaratën e pasurisë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In