Kreu i Grupit të PS Taulant Balla ka postuar pak më parë një dokument ku tregohet se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka marrë një kredi prej 1.8 milionë euro për të blerë disa sipërfaqe toke në zonën e Marqinetit në Tiranë.
Në dokument shihet se Shkëlzen Berisha, si aksioner i vetëm i kompanisë ‘LOGAL’ SH.P.K ka marrë pranë bankës Intesa SanPaolo Bank Albania një kredi me vlerë 1.800.000 euro për blerjen e disa pasurive të paluajtshme me adresë në Vorë, Mariqnet, më datë 24.12 2018.
Balla shkruan se përpara se Berisha të urdhërojë të dhunohet KZAZ e Bashkisë Vorë në Marqinet e Gërdec, ai duhet të shpjegojë se si i paska në pronësi kaq shumë hektarë tokë djali i tij në gjithë rrethinat e Marqinetit e Gërdecit, të cilat si kolateral janë garancia për 1.8 milionë Euro.
Gjithashtu, Balla shkruan se Prokuroria duhet të hetojë burimin e të ardhurave të Shkëlzen Berishës, si dhe faktin nëse ai ka shlyer detyrimet tatimore për të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e tij, si ndërmjetës gjatë periudhës që babai i tij ka qenë Kryeministër. Këto veprimtari që dyshohen të paligjshme thotë Taulant Balla, ndërsa shton se nuk mund të hetoheshin nga ky Komision për shkak të objektit të kufizuar të veprimtarisë të tij.